• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO MARTOHESHIN PARA SE AKSIDENTI TI MERRTE JETËN/ Nga polici tek çifti i Velipojës që… (FOTOT)
Home
Breaking News

DO MARTOHESHIN PARA SE AKSIDENTI TI MERRTE JETËN/ Nga polici tek çifti i Velipojës që… (FOTOT)

4 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aksidentet rrugore sa vijnë e po shtohen, e megjithatë më të rëndët duket se kanë ndodhur  ditëve të fundit ku janë shënuar dhe viktima.

Dita e sotme fatmirësisht nuk pati të tillë, edhe pse nga aksidenti i ndodhur në Fier pasditen e sotme shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Siç u bë me dija, çifti që ndodhej në makinë po kthehej nga Greqia për dasmën e tyre, që e kishin planifikuar për nesër. Shoferi S.M ka qënë në përgjumësh, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar  në anën tjetër të rrugës.
E megjithatë, rastet tragjike ku çifte apo persona që do martoheshin para se tu ndodhte aksidenti fatal, nuk janë të pakta.

Çfarë ndodhi sot:

Makina

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar.

Në mjetin tip “Skoda” po udhëtonte një çift, të cilët ishin nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës ku banonte drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Samir Muçaj. Çifit kthehej në Tiranë për ditën e dasmës, por 31-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një fushë në anë të autostradës.

Si pasojë e përplasjes gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë nga frakturat e marra në disa pjesë të trupit. E lënduar ka mbetur edhe e fejuara e tij, e cila ka marrë plagë të lehtë.

Nga hetimet paraprake shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit.

Efektivi i policisë aksidentohet në Devoll, do martohej pas tre muajsh

Lorent Duli

Ngjarja e rëndë ndodhi  në fshatin Fitore në Devoll ku një makinë doli nga rruga e për pasojë një punonjës policie, Lorent Duli, si dhe u plagosën tre efektivë të tjerë.

Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje të rëndë është fakti se viktima ishte i fejuar dhe pas tre muajsh kishte caktuar datën e dasmës.

Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Velipojë, një nga viktimat do martohej për pak ditë

Aksidenti në Velipojë u mori jetën 4 të rinjve, dy shqiptarë dhe dy italianë. Drejtuesi i makinës Besmir Kola, i cili humbi jetën në këtë aksident, martohej me 14 gusht.

Pas lajmeve kontradiktore, se në aksident kishte humbur jetën edhe e fejuara e Besmirit, shoku i tij sqaroi asokohe që vajza që humbi jetën Artenisa Peraj, ishte kushërira e Besmirit dhe jo e fejuara e tij.

Shokut i Besmirit, ka treguar se ai ishte i fejuar me një vajzë nga Rrësheni prej 5 vitesh dhe me 14 gusht kishin planifikuar ditën e martesës. Pra Besmiri dhe Artenisa, kanë qenë kushërinj dhe Artenisa e cila banonte në Itali bashkë me familjen, kishte ardhur në Shqipëri për të shpallur fejesën me të riun italian Giogio.

Aksidenti ndodhi pranë hidrovorit në Velipojë, në një rrugë mjaft të rrezikshme në të cilën nuk kishte as sinjalistikë dhe as asfalt.

Policia tha se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KE vs Google/ Si mund të shkojë më tej? Gjobat e larta, rezultatet e dobëta
Previous article Merrni borxh çdo muaj? Kjo është metoda japoneze që iu mëson të kurseni

F.autor

Postime të ngjashme

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

NDRYSHIME NË STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT/ Kush janë drejtuesit e rinj (EMRAT) Aktualitet

NDRYSHIME NË STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT/ Kush janë drejtuesit e rinj (EMRAT)

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Aktualitet

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT