Duke filluar nga data 10 janar do të ketë ndërhyrje për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas). Punimet do të shoqërohen me devijim të trafikut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar njoftimin me udhëzimet si do të devijohet trafiku.
Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 faza si më poshtë: faza e parë drejtimi Qafë Kashar–Universiteti Epoka, faza e dytë: Universiteti Epoka–Rinas aeroport dhe faza e trete: Rinas aeroport -Kryqëzim Rinas.
Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore, por kjo është edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.



Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

