• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO KETË NJË KRYETAR QË NUK TROKET TE…”/ Spiropali përplaset me Dulen për Himarën: Mbani jashtë…
Home
Politikë

“DO KETË NJË KRYETAR QË NUK TROKET TE…”/ Spiropali përplaset me Dulen për Himarën: Mbani jashtë…

25 July, 2024 s.autor Politikë

Zgjedhjet në Himarë kanë qenë në epiqendër të një përballje në Kuvend mes kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, me ministren e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Dule ka akuzuar shumicën socialiste se në Himarë po kërkohet të rrëmbehen pronat, të ndalohet greqishtja, nëpërmjet përçarjes së  qytetarëve.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Spiropalit, e cila theksoi se kandidati i PS-së, Vangjel Tavo nuk troket në dyert e padronëve, por ai do tu japë zgjidhje halleve të Himarës.

Por Dule i ka mëshuar qëndrimeve të tij, duke sulmuar kandidatin Tavo.

“I keni çuar Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtorë duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi”, tha Dule.

Sipas tij, PS e ka çuar tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë.

“Është i qartë objektivi juaj. Himarjotëve doni t’u rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime. E gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillit të Ministrave e bëjnë me turne shërbimin, për të rrëmbyer mandatin e Bashkisë në Himarë. Po ju garantoj, çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazh, kërcënim apo joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himarjotë. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.”, tha Dule.

Spiropali: Do ti japim Himarës zgjidhje për problemet lokale

Por, sipas Spiropalit, zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje që kërkojnë  zgjidhje.

“Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçarë minoritetin dhe shqiptarët, por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, t’i vëmë në funksion të zhvillimit. Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarët e grekët. Ne, me zgjedhjet e Himarës, nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do ti japim Himarës zgjidhje për problemet lokale, jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë betejë elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nder. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës.  Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën.”, tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën për përballjen me Kamala Harrisin
Previous article "SAMITI I SPORTIT PËR ZHVILLIM"/ Kryeministri Rama në Paris, në vigjilje të Lojërave Olimpike

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT