• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO KEMI SEZON TURISTIK”/ Pipero: Deri në 23 qershor…
Home
Sociale

“DO KEMI SEZON TURISTIK”/ Pipero: Deri në 23 qershor…

26 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero nuk e ka mohuar faktin se koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” Pipero theksoi se një gjë e tillë do të mbetet për tu parë, por megjithatë edhe nëse kthehet nuk do të ketë impakt.

Ndërkaq, mjeku tha se është herët të flasim për imunitet dhe i ashtuquajturi “imuniteti i turmës” për mjekun është një teori e gabuar dhe ka kosto në popullsi.

I pyetur nëse do të ketë këtë vit sezon turistik, Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, ndërsa nuk hezitoi të propozojë se mund të bëhet një marrëveshje me vendet e rajonit.

Pjesë nga intervista:

Pipero: Unë mendoj se jemi në kohën e duhur për lehtësimin e masave, por qytetët duhet të respektojnë rregullat. Të shmangim maksimalisht kontaktet fizike. Kujdesi është shtuar për pensionistët.

Mendoni se duhet shtuar numri i testeve?

Pipero: Ka shumë diskutime në këtë aspekt. Me vjen keq që shumica e diskutimeve janë politike. Në rrafshin profesional, normalisht më shumë teste duhen bërë, por aq sa duhet sigurisht. Sa i takon alternimit të testeve me ato të serologjisë, edhe këtu ka diskutime. Jam partizan i shtimit të analizave serilogjike, duke iu referuar personave më në rrisk, apo profesioneve. Po tu referohemi vendeve të tjera për këtë pjesë ka ende shumë pikëpyetje. Ka ende mjaft hezitim. Kujdesi që duhet të kemi me përdorimin e atyre që quhen teste të shpejta, se kanë dëshmuar që kanë qenë të nxituara. Duhet të respektojmë mendimin e specialistëve.

Ka vatra të reja në fasoneri, ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së masave, mosrakordimit të hallkës mjekësore?

Pipero: Janë shkelur masat e asaj që do ta quaja distancim fizik. Fakti që në një fasoneri zbulohet një numër i caktuar rregullash.

Virusi ka qenë agresiv apo më i butë?

Pipero: Unë mendoj se agresive kanë qenë masat parandaluese të marra nga qeveria. Por edhe virusi ka pasur transmetueshmëri të ulët në vendin tonë. A erdhi për pasojë e masave, apo respektimi nga qytetarët, apo erdhi se ndoshta virusi ka pësuar dobësim kjo do të analizohet më pas. Por virusi duke kaluar nga një person te tjetri e ul virulencën.

Jeni dakord që deri në 23 qershor do të jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Ndihmon?

Pipero: Unë them se ndihmon qeverinë në marrjen e disa vendimeve të tjera. Në raport me ecurinë e epidemisë unë besoj se janë mjaftueshëm masat e marra nga qeveria për lehtësim.

A do të kemi sezon turistik?

Pipero: Unë  besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne. Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme.

Mendoni se po shkojmë drejt imunitetit të grupit gjë e cila do të na ndihmonte për të përballuar ndoshta një rikthim në vjeshtë?

Pipero: Zërat për një rikthim të mundshëm nuk mungojnë dhe është e mundshme të rikthehet se virusi nuk është zhdukur. Do rikthehet apo nuk do rikthehet kjo mbetet për tu parë, por gjasat janë që do të rikthehet përsëri. Natyrisht, sido që të jetë edhe nëse rikthehet, impakti do të jetë më i vogël. Së dyti jemi mëusar dhe ia dimë sjelljen virusit dhe dimë si të mbrohemi. Së treti kapacitet spitalore janë më optimale. Debati që ka për skemat e mjekimit do të vijë të fokusohet drejt një protokolli të mundshmë. Sa i takon asaj që më thatë për imunitetin është ende herët të flasim, nëse një person që ka rënë në kontakt me virusin ka fituar apo jo imunitet. Sepse nuk është e mjaftueshme të fitojë antitrupa mbrojtës është e domosdoshme që antitrupat të jenë neutralizues. Imuniteti i tufës, unë janë tërësisht kundër kësaj teorie. Është me kosto shumë të rëndë për cdo popull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "B*THA SILIKON".../ Komentet pikante të ditës. Ja si fansat "thumbojnë" VIP-at
Previous article ISA MYZYRAJ/ Ku u bazua Monika që tha COVID-19 është konspiracion

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar Aktualitet

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku Aktualitet

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT