Një shqiptar është dënuar në total me 7.5 vite burg pasi u arrestua për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe vjehrrit. Gjatë një seancë gjyqësore ditën e djeshme, Gjykata e ka dënuar edhe me 40 muaj burg për dy akuza të tjera.
Biznesmeni 46-vjeçar raportohet se i vuri në thikën në qafë vjehrrit të tij, mori një bidon me benzinë për të djegur gruan dhe të atin, si edhe kërcënoi një prokuror.
Gjithashtu ai mësohet se ka tërhequr zvarrë dhe ka dhunuan gruan e vjehrrin. Mësohet se mbrëmjen e së premtes ai ka telefonuar nga burgu në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe i ka kërcënuar: “Sapo të dal, për 5 minuta do ju gjej kudo që fshiheni dhe do ju vras”.
Ai u dënua të premten për dy incidente të ndryshime. Në njërin nga rastet 46-vjeçari është ngjitur në kangjellat e banesës së prindërve të bashkëshortes, ku ajo jeton së bashku me fëmijën e tyre, dhe ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t’i digjte të gjallë dhe ka tentuar të futet në shtëpi.
Fatmirësisht ish-bashkëshortja dhe fëmija nuk ishin në shtëpi, pasi kishin ikur te një i afërm.
Ai hodhi një gur dhe goditi vjehrrën në këmbë, ndërsa vjehrrit i vuri thikën në qafë, ndërsa e godiste me shuplakë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë. Në një rast të dytë, ka tentuar të godasë vjehrrin me një shkop të madh që kishte në duar, ndërsa ka marrë gurë dhe i ka hedhur në drejtim të vjehrrës së tij me qëllim që ta lëndonte.
“Po jetojmë ferr”, tha vjehrri. Gjithashtu shqiptari ka kërcënuar edhe prokurorin e çështjes së tij.
Incidentet
Shqiptari, i cili ndodhet në paraburgim në Larisë, ka pasur incidente dhune të pafundme ndaj gruas dhe babait të saj.
Gjatë seancës së djeshme ai nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë.
Rasti i parë, kishte të bënte me kërcënimin në familje, ndaj vjehrrit të tij dhe gruas, përballë vajzës së tyre të mitur, e cila në atë kohë ishte 4 vjeçe, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pronës, më 29 maj 2021.
47-vjeçari fillimisht shkoi në shtëpinë e vjehrrit, i vuri një thikë kuzhine në fyt dhe e goditi për t’i treguar se ku ndodheshin gruaja dhe vajza e tij.
Më pas ai shkoi në shtëpinë e xhaxhait të gruas, ku ndodheshin nënë e bijë dhe e kërcënoi se do ta vriste si edhe do të digjte shtëpinë.
Gruaja e tij dëshmoi në gjykatë se ajo dhe vajza e saj ishin trembur sepse 47-vjeçari ishte i tërbuar, ndërsa vjehrri i tij dëshmoi ai e merr në telefon nga burgu dhe u thotë se kur të dalë do t’i djegë poshtë shtëpisë së tyre, duke kërkuar siguri e mbrojtje për familjen dhe mbesën e tij.
Përfundimisht, Gjykata e dënoi atë me 40 muaj burg pa lirim me kusht dhe pa pasur të drejtë të ankimojë vendimin
Dy raste të tjera
Dy raste të tjera ndodhën më 19 nëntor dhe 13 dhjetor 2021, ku shqiptari akuzohet për lëndim të rrezikshëm trupor, dy tentativa për lëndim të rrezikshëm trupor, prishje e qetësisë dhe dëmtim i pasurisë së tjetrit, për shkak se i ka thyer telefonin vjehrrit.
I akuzuari ka dalë jashtë shtëpisë së vjehrrit, ka bërtitur dhe kërcënuar, ka marrë një gur të madh me dhe e ka hedhur në drejtim të vjehrrës së tij, e cila nuk ka mundur të largohet dhe ka lënduar këmbën.
Nga të bërtiturat e tij ka dalë nga shtëpia dhe vjehrri. 47-vjeçari ka hipur në parmakë për të hyrë në oborr dhe e ka rrahur, por ndërkohë vjehrra ka arritur të lajmërojë policinë, si edhe vëllezërit e motrat e saj. 47-vjeçari është larguar dhe është arrestuar pranë shtëpisë nga policia.
Tani ai telefonon familjen e gruas dhe kërcënon se do të bëjë sërish të njëjtën gjë kur të lirohet.
Në fund, 47-vjeçari u dënuar me dy vjet e 26 muaj burg pa lirim me kusht dhe ankimi ka fuqi pezulluese.
Kërcënimi ndaj prokurorit
Më 15 qershor 2022, ndërsa 47-vjeçari ishte në paraburgim, ai u dërgua për t’u gjykuar për dy akuza për sulm në familje dhe armëmbajtje pa leje. Por përpara seancës, e cila u shty, ai debatoi me gruan dhe vjehrrën e tij.
Për të qetësuar situatën ai u dërgua nga policia në qendrën e paraburgimit të Gjykatave dhe në korridor u përball me prokurorin e çështjes, të cilin e kërcënoi.
I arrestuar që nga 19 maji
47-vjeçari i huaj u dënua për herë të fundit dhe qëndron i paraburgosur në burgjet e Larisës që prej datës 19 maj 2022.
Një ditë para arrestimit ka shkuar në familjarëve të gruas, ka tentuar të hyjë në oborr dhe ka kërcënuar vjehrrin dhe gruan e tij, e cila nuk ishte në shtëpi dhe e kërcënoi se “do të djeg”, ndërsa në makinën e tij u gjet një bidon me benzinë! Ai u dënua me një vit e nëntë muaj burg.


