Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin, raportoi të dielën Financial Times.
Vuçiç tha për gazetën se “garanci të reja” nga gjiganti botëror i minierave dhe nga Bashkimi Evropian duket se do t’i adresojnë shqetësimet e Serbisë, nëse standardet e nevojshme mjedisore do të plotësohen në luginën perëndimore të Jadarit.
Rio Tinto tha në një komunikatë për Reuters: “Ne besojmë se Projekti Jadar ka mundësi për t’u bërë aset i klasit botëror, i cili mund të shërbejë si katalizator për zhvillimin e zinxhirit të EV [veturave elektrike] në Serbi”.
I cilësuar si material kritik nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, litiumi përdoret për bateritë e automjeteve elektrike dhe celularëve.