Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj ditën e sotme kanë inspektuar ndërtimet në Manzë.
Aty ku po ndërtohen 280 shtëpi të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit. Teksa ka kryer inspektimet Rama është shprehu se banorët për rreth 40-50 ditë do të futen në shtëpitë e tyre të reja.
Mirëpo gjatë inspektimit nuk kanë munguar edhe batutat mes kryeministrit dhe banorëve, ku një grua është shprehur se shtëpisë do ja vendosë emrin Edi Rama.
Banorja: Faleminderit që erdhe do ja vejë ermin Edi Rama
Rama: Të bëjmë shpinë njëherë, po lëre emrin Edi Rama se e unë që e kam mezi po e mbaj se më mbytën edhe një tjetër duhet ta mbysin dhe atë.