• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO I SHUAJ BURRAT E FISIT LLESHI”/ Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli, deri në ekzekutimin në burg të vrasësit
Home
Breaking News

“DO I SHUAJ BURRAT E FISIT LLESHI”/ Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli, deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

26 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi në Angli i vëllait të Aurel Hoxhës, sot në kërkim nga SPAK, është zanafilla e një sërë vrasjesh ndaj fisit kundërshtar, Lleshi. Aurel Hoxha dyshohet se u betua të vriste burrat e familjes nga Burreli, e nga 2012-a, deri në 2023-shin, u ekzekutuan 4 anëtarë të tyre, përfshirë vrasësi i vëllait të tij, i cili u qëllua me armë në burgun e Peqinit.

***
Vrasja makabre e të riut Klevis Lleshit në 2020-ën, të çon tek një nga historitë më të tmerrshme të hakmarrjes në Shqipëri.
Vëllai i të dyshuarit, Aurel Hoxhës, Agimi, u vra në vitin 2012 dhe u dogj brenda makinës së tij në Angli nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit të groposur në Mamurras.
Vetëm kjo vrasje, e një anëtari të fisit Hoxha, ka prodhuar ndër vite një hakmarrje të dhunshme, që ka marrë deri më tani, jetën e 4 familjarëve të fisit Lleshi: Vetë vrasësin e Agim Hoxhës, 2 xhaxhallarë të tij, dhe më të voglin, Klevisin 22-vjeçar.
Edhe pse autoritetet e kapën dhe Arben Lleshi po vuante ndëshkimin nga drejtësia, familja Hoxha, nuk ia fali vrasjen dhe djegien e njeriut të tyre në Angli.
Vetëm një vit pas vrasjes së Agim Hoxhës, iu mor jeta të parit nga fisi Lleshi. Më 30 tetor 2013, u vra xhaxhai itij, Xhavit Lleshi dhe tre vite më vonë, xhaxhai tjetër, Hajredin Lleshi, më 15 maj 2016
Në 2017-ën është zhdukur dhe një djalë i fisit Lleshi, 40 vjeç, për të cilin deri vonë familja nuk ka pasur të dhëna.
Në vitin 2020 hakmarrja e cila synonte vetëm burrat e fisit Lleshu, iu afrua të vogëlit të shtëpisë, Klevis Lleshit, djalit të Xhavit të vrarë në 2013-ën.
Për vrasjen që mendohet se erdhi për pazare droge në Britaninë e Madhe, Arben Lleshi u dënua me 32 vite burg në Londër. Ai do të jetë i fundit në zinxhirin e vrasjeve të njerëzve të fisit të tij. Në vitin 2016 u ekstradua në Shqipëri për të shlyer 28 vitet e mbetura. Ndërsa vuante dënimin në burgun e Peqinit, një i dënuar përjetë për vrasjen e 2 turistëve çekë, Sokol Mjacaj, e ekzekutoi Arben Lleshin me pistoletë më mulli në dhjetor të vitit 2023 në dritaren e qelisë. Nga frika e hakmarrjes, asnjë pjesëtar nga familja Lleshi nuk tërhoqi trupin në morg, dhe ceremoninë mortore ia bëri bashkia.
Për vrasjen që shënoi edhe episodin e rëndë të futjes së një pistolete në burg, nuk ka pasur akuzë zyrtare ndaj anëtarëve të fisit Hoxha.
Por hetimet e SPAK-ut, për herë të parë ranë në gjurmët e autorëve, të të paktën njërës prej vrasjeve në fisin Lleshi, atë të 22-vjeçarit Klevis.
SPAK ia faturon këtë krim, vëllait të Agim Hoxhës, të vrarë brenda makinës në Angli, në 2012-ën, Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri.
VRASJET PËR GJAKMARRJE
2012 – Arben Lleshi vret Agim Hoxhën në Londër
2013 – Vritet Xhaxhai i Arben Lleshit, Xhavit Lleshi
2016 – Vritet xhaxhai tjetër i Arben Lleshit, Hajderin Lleshi
2020- Vritet kushëriri i Arben Lleshit, Klevis Lleshi (djali i Xhavitit)
2023- Vritet në burg Arben Lleshi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA ROL AKTIV NË RUAJTJEN E PAQES..."/ Presidenti Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së
Previous article NATO TREGON "FORCËN"/ Nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT