• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO I PRES DORËN ATIJ QË VJEDH VOTA”/ Rama për Metën: Nuk e pashë t’i priste dorën atij në Pukë
Home
Politikë

“DO I PRES DORËN ATIJ QË VJEDH VOTA”/ Rama për Metën: Nuk e pashë t’i priste dorën atij në Pukë

16 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në mbrëmje deklaratave të forta që ka bërë Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

“Do i pres dorën atij që blne votën”, ka thënë Meta, ndërsa Rama u shpreh si ky nivel komunikimi ka nevojë për psikiatër.

Argumentit se Meta po mbron vullnetin e popullit për të mos u deformuar vota, kreu i PS tha se Presidenti duhet të qendrojë në zyrë dhe të mos ndërhyjë në atë që bëjnë forcat politike.

Dudushi: Si e shihni këtë betejë tuajën me Ilir Metën?

Rama: Nuk është betejë e imja me Metën, por e Metës me mua dhe PS. Basha futet për të bërë dhëndrrin dhe dy mblesët janë në llogore për të vazhduar me mitralozin dixhital tjetri për të bërë këtë që parë. Presidenti i Replublikës duhet të rrinte në zyrë dhe të mos fliste fare. Nuk ka president Republike që flet kur ka zgjedhje.

Dudushi: Ai ka hall deformimin e vullnetit të njerëzve marrë shkas nga përgjimet e BILD. Ai tha e patë si e inkurajon Rama Damianin kur i thotë “do bëjmë tërmet në Vlorë”.

Rama: Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë vetëm të rrijë në zyrë dhe të lërë forcat politike të bëjnë punën. Jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër.

Dudushi: Pas 2019 Shqipëria nuk është Republikë normale se ju keni në dorë gjithë pushtetet dhe i vetmi institucion që nuk kontrollohet nga ju është Presidenca.

Rama: Jam absolutisht kundër këtij opinioni sepse ky opinion do mund të kishte legjitimitet nëse ky kontroll do të ishte rezultat i ushtrimit të presionit dhe pushtetit jashtë normave dhe standarteve të kushtetutës. Parlamentin e ka braktisur partia e tij dhe e Saliut. Zgjedhjet vendore ata i braktisën vetë. Anormaliteti u prodhua nga ata në bazë të një skenari destabilizimi sepse nuk e mundim dot me zgjedhje. Jo vetëm që unë nuk kontrolloj dot asgjë, por në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që po reformohet që është jashtë kontrollit të politikës, është SPAK-u që po merr formë që është komplet jashtë kontrollit të qeverisë dhe politikës. Është KLP dhe KLGJ që nuk kontrollohen nga ne. Opozita hyri në rrugë qorre për të rrëzuar qeverinë pa zgjedhje. Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale duke e kthyer jashtë kontekstit, në një konë propaganda të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja ka thënë një gjë që e dinë të gjithë, me të cilën jam 100% dakort dhe ka thënë një gjë që është mbështetur edhe nga kleri katolik e musliman, lidhur me shit-blerjen e votës. Përpara pak ditësh, patëm një fakt dhe nuk më rezulton se ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi të ishte me partinë tonë. Ai ishte me partinë e Ilir Metës dhe nuk e pashë Ilir Metën të marrë shpatën, të nisej për në Pukë dhe t’i priste duart. Unë Damianit i them prapë, tërmet do ta bëjmë Vlorën. Në Dibër janë arrestuar 20 komisionerë, por shumica e tyre ishin të këtyre forcave që bërtasin dhe bëjnë rolin e virgjëreshave që mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral. Shprehja “bërtet hajduti, kapni hajdutin”, i qëndron në sinkron vetëm Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAZIRA NË 25 PRILL? Rama: Pres çdo gjë, Meta është jashtë kapakut të mendjes
Previous article EVERTON-TOTTENHAM/ Ndizet sfida në "Goodison Park", realizohen 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT