Sot është mbajtur seanca e radhës për subjektin Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror nëse do t’i nënshtrohej procesit të vettingut apo jo.
Adriatik Llalla përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj si përfaqësues ligjor i cili ka tagër të kryej të gjitha procedurat në emër të Llallës.
Edhe në seancën e sotme ish-kryeprokurori nuk do të jetë i pranishëm.
Ndaj Llallës rëndojnë akuzat: “Pastrim parash”, Fshehje e pasurisë”, “Fshehje e të hollave në kufi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.
Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Ballhysa u shpreh se dorëheqja u dërgua me postë, a ishte në të vërtet vullneti i tij?
“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.
Avokati mbrojtës i Llallës shprehet se vetting duhet të ndërpritet për ish Kryeprokurorin pasi ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka dhënë dorëheqjen, dhe sipas parashikimeve ligjore vettingu ndëerpritet.
Sipas avokatit Hazizaj dorëheqja e Llallës është në përputhje me ligjin.
Avokati mbrojtës shprehet se vetting duhet të ndërpritet për ish Kryeprokurorin pasi ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka dhënë dorëheqjen.
Sipas Hazizajt Llalla ka të drejtë të jetë pjesë e sidtemit të drejtësisë. Avokati këmbëngul që procesi i vettingut ndërpritet nëse subjekti jep dorëheqjen.
Por trupa gjykuese u tërhoq për të marr vendimin pasi dëgjoi edhe komisionerin publik dhe avokatin mbrojtës të ish Kryeprokurorit. Seanca do të mbahet ditën e hënë datë 11 qershor 2018 ora 13:00
/AlpeNews.al



