• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO I INTEGROJMË ME DONACIONET”/ Rama: Fondi për rindërtimin pas tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit
Home
Politikë

“DO I INTEGROJMË ME DONACIONET”/ Rama: Fondi për rindërtimin pas tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit

5 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se fondi për të përballur rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është zë i veçantë në buxhetin e shtetit që nuk prek asnjë nga parametrat e tjerë të buxhetit vjetor. Duke qënë një fond me program të posaçëm më vete, shefi i mazhorancës tha se kjo garanton transparencë. Në këtë fond do të rakordohen me njëra-tjetrën si pjesa e vecantë në buxhet ashtu edhe donacionet e dhëna për rindërtimin e vendit, dhe nëse do të shihet nevoja. do të shtohet fond në çdo rishikim buxheti edhe gjatë 2020-ës.

“Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore, dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar.

Kam dëgjuar të thonë se shteti paska mbetur pa lekë dhe s’paska kapacitet të përballojë këtë situatë, prandaj ne po i shtrijmë dorën botës? Është e pavërtetë ta dëgjojnë mirë të gjithë. Ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota, dhe do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me buxhetin është fillimi i këtij programi Sikur asnjë kokërr leku të mos vijë nga bota ne do ta përballojmë.

Është mundim më vetë t’jua shpjegojmë juve se si do e bëjmë këtë punë.

Programi për rindërimitn do të financohet si fond buxhetor më vete. Aspekti dinamik i fondit është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar që do të kalojë qysh sot nga buxheti i shtetit është e konsiderueshme për të hapur procesin, dhe garanton që programi të fillojë të zbatohet në shkallë të gjerë dhe nga ana tjetër krijon hapësirë të plotë për të shtuar në vijim nga buxheti qoftë për të integruar në të donacionet e dedikuara për rindërtimit, edhe gjatë vitit 2020 kur do të kryhen disbursimet e donatorëve. Është parashikuar skenari që në çdo rishikim buxheti të shtohen fondet. Përfshirja e fondit si program i posaçëm buxhetor i cakton qëllimit për të caktuar përgjegjësinë dhe për të vendosur monitorim të plotë mbi institucionet përgjegjëse.

Duke qenë zë më vete ne buxhet është i mundur të bëhet transparencë e plotë.

Objektivi ynë është i qartë, ne nuk do t’i prekim parametrat kryesorë të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë, por do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të marrim nga njëra anë e popullit t’ia japim në anën tjetër popullit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR MUA ËSHTË VEND I MADH DHE..."/ Politikani italian rrëfen lidhjet me Shqipërinë dhe vajzën me një shqiptare: Ja si i kam njohur në vitin 1980
Previous article EDISON CAVANI BËHET QESHARAK/ Shikoni çfarë rasti shpërdoroi me portën bosh (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT