• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO HAKMERREMI KUNDËR IZRAELIT”/ Irani plan për ndryshimin e doktrinës bërthamore: Rrisim rrezen e raketave balistike
Home
Nderkombetare

“DO HAKMERREMI KUNDËR IZRAELIT”/ Irani plan për ndryshimin e doktrinës bërthamore: Rrisim rrezen e raketave balistike

1 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani është gati të bëjë ndryshime të rëndësishme në doktrinën e saj bërthamore. Kamal Kharrazi, këshilltar i liderit suprem të Iranit, tha se Teherani ka të ngjarë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike dhe ndoshta të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, në mes të tensioneve në rritje me Izraelin. I pyetur nga media pro-Iraniane me qendër në Liban, Al-Mayadeen nëse Irani ishte gati nëse konflikti do të zgjerohej pas sulmeve të fundit, Kharrazi tha se Irani ka të ngjarë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike përtej kufirit të vetë-imponuar prej 2,000 km. Ai tha se megjithëse Irani ka aftësinë teknike për të prodhuar armë bërthamore, ai aktualisht është frenuar nga një dekret fetar, i vendosur në fillim të viteve 2000 nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei, transmeton A2 CNN.

Ajatollah Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për programin bërthamor të Teheranit, ndaloi zhvillimin e armëve bërthamore me anë të atij dekreti. Republika Islamike ka mohuar prej kohësh se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe këmbëngul se puna e saj bërthamore është vetëm për qëllime paqësore. Zyrtarët iranianë kanë thënë se Teherani nuk ka nevojë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike përtej 2 mijë km, pasi ato tashmë mund të arrijnë forcat amerikane të stacionuara në rajon. Kharrazi tha se Irani do t’i përgjigjet Izraelit në një kohë dhe në mënyrën e zgjedhjes së tij në hakmarrje për sulmet ajrore të Izraelit pranë Teheranit dhe zonave të tjera javën e kaluar që pasuan një breshëri raketore iraniane më 1 tetor.

Sakaq, burime për mediat izraelite bëjnë me dije se Tel-Avivi, dëshiron që Rusia të marrë pjesë në përpjekjet e paqes që synojnë t’i japin fund konfliktit të shtetit hebre me grupin militant libanez Hezbollah, kanë raportuar Ynet Neës dhe disa media të tjera lokale, duke cituar zyrtarë të përfshirë në negociata. Sipas raporteve, Jeruzalemi Perëndimor pret që përfshirja e Moskës mund të shtojë stabilitet në çdo marrëveshje të ardhshme dhe të zvogëlojë varësinë nga SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKUZUAN PËR KORRUPSION/ Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për të gjithë pedagogët e shoqëruar sot në polici
Previous article REAGON NGA BURGU PËR INTEGRIMIN NË BE/ Meta: Problemi i vetëm, kapja e shtetit dhe e drejtësisë nga mafia

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT