• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO HABITENI/ Flet si ekspert i pavarur për grabitjet e Rezarta Dobit, por Ervin Karamuço është vetë viktimë e saj pasi e kishte pastruese
Home
Aktualitet
Kronikë

DO HABITENI/ Flet si ekspert i pavarur për grabitjet e Rezarta Dobit, por Ervin Karamuço është vetë viktimë e saj pasi e kishte pastruese

10 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Grabitja e bujshme e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, ka zbuluar edhe një aspekt tjetër interesant me konfliktin arbitrar të interesit të personave që paraqiten në studiot televizive si ekspertë të pavarur.

Rasti ndoshta më flagrant është ai i ekspertit Ervin Karamuço, i cili rezulton lidhje krushqie me Arben Ahmetajn (bashkëshortja e tij me bashkëshorten e Ahmetajt janë vajza tezesh) dhe për me tepër policia ka verifikuar se Karamuço ka pasur të njëjtën pastruese me Alda Klosin, të famshmen Rozeta Dobi.

Hashtag.al ka mësuar se çifti Karamuço është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar vetëm grabitjen e disa bizhuve të personalizuara, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht vjedhje parash.

Ndërkohë Karamuço ka bërë të paktën dy dalje televizive, në Euronews dhe Top News ku ka folur, dhe me të vetën edhe ka analizuar nga pozitat e një eksperti dhe profesionisti të paanashëm grabitësen e shtëpisë së vet dhe të sekretares së Përgjithshme të krushkut.

Nuk ka asgjë të keqe që zoti Karamuço të analizojë edhe grabitësen e shtëpisë së vet apo të analizojë edhe pozicionin ligjor të sekretares së Përgjithshme të krushkut, por ai ka detyrimin absolut të bëjë të ditur botërisht rrethanat personale që e lidhin me këtë ngjarje dhe me këtë histori, për t’u çliruar nga çdo konflikt interesi në raport me publikun.

Kjo situatë e çuditshme e zotit Karamuço të kujton pakëz episodin e detektivit të famshëm Sherlok Holmes, i cili konstatoi se qeni nuk kishte lehur pasi kishte ndodhur një ngjarje. Detektivi Sherlok Holmes arsyetoi se derisa qeni nuk kishte lehur gjatë natës, atëherë autori i ngjarjes duhet të ishte i zoti i qenit.

Duket se z. Karamuço, e ka tejkaluar fabulën e Sherlok Holmsit, pasi në polici ai ka deklaruar sendet e grabitura, ndërsa në studio televizive ai shfaqet sikur nuk e njeh personalisht autoren e grabitjes. /Hashtag.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER GRABITJA/ "Alda Klosi posedon 3-4 apartamente në Tiranë, iu dhuruan nga gruaja e xhaxhait"
Previous article SHOKON Robert Aliaj: Djalin duan ta përdhunojnë live në television, imagjinoni t’ia bënin këtë një vajze

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT