• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO GJENDET NË NJË SHTËPI”/ Paralajmërimi i Karamuços: Fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga krimi
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO GJENDET NË NJË SHTËPI”/ Paralajmërimi i Karamuços: Fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga krimi

5 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera zhvillime për sa i përket ngjarjeve kriminale në vendin tonë. Kur vetëm pak ditë ka nga shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, Karamuço ka paralajmëruar zbulimin e një fletoreje në të cilën janë shënuar të gjithë emrat e efektivëve dhe drejtuesve të lartë të policisë të cilët paguhen nga krimi.

Akuzat e Karamuços janë të rënda, pasi sipas tij krimi i organizuar mban si eskortë elitën e policisë shqiptare.

“Një nga gjërat që shëmton dhe është një njollë e zezë. Është fakti që eksponentë të krimit mbajnë për eskortë elitën e policisë. Jo vetëm makina të blinduara por elitën, RENEA, Operacionalja, i ruan ata. Këta efektivë të zgjedhin se si do bëjnë. Nga kontrolle që do të bëhen këto ditë, në një prej shtëpive do gjendet një fletore, ku do dalin disa emra që paguhen. Janë efektivë që marrin rrogë çdo muaj. Ka shumë aludime se edhe kur dështojnë operacionet, ka dekonspirime. Këto janë armiku i padukshëm. E rëndësishme të listohen me Vetting, dhe shpenzimet që kryejnë. Ku i gjejnë këto lekë? Këta që rrinë paradite me qytetarët dhe pasdite krimin, duhet të ndalen. Të shkunden nga korrupsioni” tha Karamuço. 

Mes të tjerash, eksperti u shpreh se publikimet e dëshmive të Nuredin Dumanit, kanë ndezur gjakrat, dhe për këtë arsye janë shkaktuar së paku 6 vrasje.

 

 

“Rezultojnë 6 vrasje dhe dy humbje personash dhe dyshohet se vijnë si pasojë e publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kjo ka shkaktuar shumë gjak dhe ngjarje shumë të rënda. Diheshin shumë realitet. Por të tjera u bënë publike.” tha Karamuço. Abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA S'DO KETË KUFIZIME"/ Drejtori i KESH për krizën energjetike: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë gati në nëntor
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË BULQIZË/ Në arrati dy të rinjtë pas sherrit mes tyre

s.autor

Postime të ngjashme

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës Aktualitet

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve Aktualitet

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT