Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels deklaron përms një emaili se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht. Publikohet letra e plotë të arkitektit danez. Përmes këtij reagimi zyrtar, Bjarke Ingels ka përgenjështruar portalin EXIT të Neritan Sejaminit, ish-këshilltarit të Berishës, duke theksuar se Teatri i Ri do të bëhet.
Jemi tejet të kënaqur sa i përket përfshirjes sonë të vazhdueshme në dizenjimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Shprehim dëshirën e përfshirjes aktive të kontributeve nga përdoruesit dhe të zhvillojmë dizajnin, për t’u kthyer në institucionin kombëtar publik, që vendi dhe arti e spektakli meritojnë.
Edhe në faqen zyrtare të studios Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, projekti i Teatrit Kombëtar është me status në zhvillim (neprogress) çka do të thotë se është po kjo studio e cila vijon të ketë në dorë zbatimin e projektit në terren përmes kompanisë së ndërtimit Fusha sh.p.k. Element i fortë ky që rrëzon pretendimet e portaleve pranë opozitës për përplasje mes arkitektëve me kompaninë e ndërtimit apo dhe largim të arkitektit Bjarke Ingels.