• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO DOJA TI SHIKOJA TË VARUR”/ Aulona Musta reagon ashpër pas përdhunimit të 15-vjeçares: Për çfarë dreqin i kemi ato gra në Parlament?
Home
Sociale

“DO DOJA TI SHIKOJA TË VARUR”/ Aulona Musta reagon ashpër pas përdhunimit të 15-vjeçares: Për çfarë dreqin i kemi ato gra në Parlament?

30 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Reagime të shumta ka shkaktuar në opinionin publik i cili është tronditur pas zbulimit të një ngjarje të rëndë që ndodhte në Tiranë. Një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga katër persona prej disa kohësh.

Një nga reagimet e ashpra është ai i moderatores Aulona Musta e cila në një postim në Instagram, thotë se raste të tilla po shtohen shumë dhe kërkon reagim sidomos nga deputetet femra në Parlamentin e Shqipërisë.

Postimi i plote i Mustes:

Ju ka tronditur ky lajm besoj eee? Jeni te gjithe te shokuar! Si ka mundesi te kete qenie te tilla? E dini sa shume ka si keta vemjet, keta mostra, keta qe nuk ka emer e mbiemer qe mund t’i percaktoje? Oh sa shume qe ka! I keni ngado! Me siguri njerin e keni ne pallate! Nje tjeter duhet ta keni ne fis. Tjetrin ne lagje! Ne pune, ne grupin shoqeror, ne institucionet ku duhet te drejtohemi per ndihme, polici, e madje edhe ne parlament jam e bindur qe duhet te kete vemje te tilla, te quajtur bura! Prandaj mjaft u shokuat por filloni e reagoni! Te gjithe ju! Te gjjthe ne!

Raste te tilla jane perhapur shume! Po i lexojme shume shpesh neper media, imagjinoni sa te tjera ka qe nuk behen publike! Imagjinoni sa vajza e gra, minorene apo maxhorene qofshin ka qe vuajne cdo dite nga mostra si keta qe i perndjekin, kercenojne, shantazhojne, perdhunojne! Ka shume! Shume! Dhe askush nuk ben asgje per te parandaluar. Per fat te keq shpesh nuk behet asgje as per t’i denuar! Nderkohe qe per ta as burgu nuk mjafton! Do te doja t’i shikoja te varur prej k***sh ne mes te qytetit keta mostra, te behen shembull per cdo vemje tjeter qe i shkon ne mendje te perdhunoje apo shantazhoje nje 15 vjecare!

Per cfare dreqin i kemi ato gra qe supozohet duhet te na perfaqesojne ne parlament? E ka ndonjera prej tyre idene se cfare behet ne vendin tone me vajzat e grate e pambrojtura, te cilat te ndikuara nga mentaliteti ende shume maskilisit dhe paragjykues lene keta lloj meshkujsh t’i shkaterrojne jeten duke i kercenuar, shantazhuar, per t’i cuar me pas deri tek perdhunimi, vrasja apo vetvrasja? Do beni ndonje gje per t’i ardhur ne ndihme vajzave dhe grave ne kete vend? Apo do vazhdoni te ngrohni vendin ne parlament?

Forconi ato dreq ligjesh per keta buracake qe te vetmin superioritet qe kane ndaj femres eshte gjuha e dhunes, shantazhit, kercenimit, perdhunimit! Futini brenda e mos i nxirrni me! Mos neglizhoni me per keto raste, sepse po shtohen shume!!! Vajza ju lutem mos lejoni t’ju ndodhe dicka e tille! Mos kini frike te denonconi! Mos kini frike te flisni me dike te afert dhe t’i tregoni nese dikush po ju kercenon, shantazhon, apo keni pasur rast dhune, perdhunimi! Tregojuani vendin ketyre!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPACEX lëshon dy astronautë në hapësirë për udhëtimin historik
Previous article VOLTANA E BËN NDRYSHE/ Thyen urdhrin e Manastirliut: Kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen më 1 Qershor

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri Aktualitet

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT