• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO DIGJEJ KUVENDI”/ Fatos Klosi: Pse Meta nuk duhet ta kishte thënë këtë
Home
Intervista

“DO DIGJEJ KUVENDI”/ Fatos Klosi: Pse Meta nuk duhet ta kishte thënë këtë

13 September, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Një informacion që nuk duhej thënë në Komisionin Hetimor, e aq më tepër i pamjaftueshëm për të marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, është konsideruar nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklarata e Metës se më 8 qershor do digjet Kuvendi. Në studion e Report Tv, në emisionin “45 minuta”, Klosi tha se argument i tillë nuk qëndron për të legjitimuar vendimin e shtyrjes së 30 qershorit, teksa ka ngritur dyshime për vërtetësinë e tij.

Përballë gazetarit Denis Minga, Klosi, duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të kreut të shtetit, tha se do e këshillonte Metën që të mos e thoshte në Komisionin Hetimor një informacion të tillë, pasi sipas tij në protestat e opozitës ka pasur disa herë tentativa të tillë, por godina është mbrojtur nga policia.

“Nuk e lidh dot djegien e parlamentin me shtyrjen e zgjedhjeve. Këtu do i thoja “jo”. Nuk duhet ta kishte thënë këtë. Rreziku për parlamentin ka qenë. Nëse policia nuk do ishte treguar e vendosur për ta mbrojtur, edhe mund ta kishin djegur më parë në protestat e kaluar. Sigurisht duhej bërë një akt vandalizmi që të diskutohet, se kështu do mbetej në vëmendje të njerëzve. Institucioni kryesor që furnizon me informacione që vijnë me rrugë sekrete është SHISH, por këtë informacion mund ta ketë edhe policia, apo Bashkia, por informacioni nuk është trajtuar si duhet. Informacioni duhej shfrytëzuar për t’i dalë Zot të keqes, që të merreshin masa. Nuk dëgjova se Meta e ka çuar gjëkundi këtë informacion, nuk kam dëgjuar të ishte thënë një gjë e tillë. S’është ndonjë gjë sekrete, nuk të detyron njeri që të thuash burimin, por u tha vonë. Më mirë do thosha po të isha këshilltar “Mos e thuaj, përmend të gjitha informacionet e tjera, po jo këtë”. Edhe nëse do digjej, do bëhet një tjetër më i mirë. Doli shumë vonë dhe ngre dyshim. Kush e di njeri tjetër këtë informacion përveç Metës?”, tha Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLISTI ROMANTIK I PARTIZANIT/ Trëndafila dhe tullumbace për të fejuarën (FOTO)
Previous article AMBIENTET E BRENDËSHME TË STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE”/ Shikoni pamjet fantastike të impiantit modern… (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT