• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO DALIM FAQEBARDHË NGA PROCESI I RINDËRTIMIT”/ Veliaj: Partitë e lodhura nuk dhanë asnjë ndihmë
Home
Politikë

“DO DALIM FAQEBARDHË NGA PROCESI I RINDËRTIMIT”/ Veliaj: Partitë e lodhura nuk dhanë asnjë ndihmë

7 December, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Pas dëmtimin nga tërmeti i 26 Nëntorit, banesa e familjes Kasa në Bërzhitë është rindërtuar nga e para. Kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi kryefamiljarit dokumentet e shtëpisë së re. Teksa siguroi se te gjitha familjet e prekura do të bëhen me banesa të reja, ai kërkoi që çështja e rindërtimit të mos politizohet.

“Do të bëjmë edhe shtëpitë e tjera, do të sigurohemi që të dalim faqebardhë nga kjo histori..Shumë vetë mundohen ta politizojnë dhe ta bëjnë me sherr këtë punë. Kjo kohë është një betejë që do na bëjë të gjithëve bashkë. Shumë njerëz ndoshta, nuk e kuptojnë se nuk është vetëm punë llaç e tulla. Në disa raste ka dokumente pronësie, ka mbivendosje, shpronësime. Ndaj, shumë nga ata që i shkaktuan këto dëme me pronën duhet të heshtin sot”.

Kryebashkiaku u shpreh se opozita përpiqet të pengojë procesin, ndërsa vetë nuk dha asnjë ndihmë.

“Ne jemi në luftë me pasojat e tërmetit, jo me njëri-tjetrin. Po të kuptojmë këtë, jemi realisht shqiptarë dhe patriotë, dhe patriotizmi më i madh sot është të ofrosh ndihmë dhe jo t’i nxjerrësh sytë njëri-tjetrit. Këtë duhet ta kuptojë edhe ajo minorancë e vogël, që vazhdon akoma me parti të lodhura, që as nuk dhanë një shtëpi, as nuk dhanë një pako ndihmash, por përkundrazi shtuan vilat dhe pasurinë në vitin e fatkeqësisë. S’kemi kohë për ta, s’kemi kohë për të humbur, duhet të ecim përpara”.

Krahas Bërzhitës, puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti po vijon edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 9 VITESH DISTANCË/ Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në Champions, "jashtëtokësorët" zbresin në "Camp Nou"
Previous article "E BUKURA IME..."/ Nëna e Stresit feston ditëlindjen, por Kejsi nuk ka reshtur së shkruari fjalë të ngrohta për vjehrrën (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT