• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO BËJMË NJË REVOLUCION FISKAL”/ Berisha: Kompensim qindarkë për qindarkë te eksportuesit për rënien e euros
Home
Politikë

“DO BËJMË NJË REVOLUCION FISKAL”/ Berisha: Kompensim qindarkë për qindarkë te eksportuesit për rënien e euros

28 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha prezanton planet për biznesin fason: Kompensim për humbjet nga rënia e euros dhe ulje të çmimit të energjisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me biznesin fason në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin, ku ka prezantuar disa masa të reja që do të ndërmerren nëse PD-ja vjen në pushtet. Berisha theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë mbështetja e biznesit nëpërmjet kompensimit të humbjeve nga rënia e euros dhe uljes drastike të çmimit të energjisë.

“Në qeverisjen tonë, do të kemi një revolucion fiskal. Ne do të krijojmë klimën më miqësore për biznesin, dhe kjo nuk është thjesht një premtim, por një angazhim konkret,” tha Berisha. Ai shtoi se një nga masat e para do të jetë kompensimi për çdo humbje që bizneset kanë pësuar nga rënia e euros, duke garantuar që çdo eksportues do të ketë një bord që do të kompensojë “qindarkë për qindarkë” këtë humbje.

Një tjetër masë që Berisha premtoi ishte ulja e çmimit të energjisë për bizneset, nga 18 lekë në 6 lekë për kilovat, një ndryshim që ai e konsideroi si një mundësi të shkëlqyer për të lehtësuar koston e prodhimit dhe për të nxitёn zhvillimin e sektorëve të tjerë të industrisë.

Berisha gjithashtu foli për problemet që ka përjetuar vendi, duke kritikuar politikën e qeverisë aktuale për emigrimin e masiv dhe rënien e lindshmërisë. Ai theksoi se politika e tanishme ka bërë që mbi 600 mijë të rinj të emigrojnë gjatë 10 viteve të fundit, duke sjellë pasiguri në tregun e punës dhe duke zbrazur vendin.

“Rënia e euros është një problem shumë i madh për bizneset që prodhojnë për eksport,” u shpreh Berisha, duke theksuar se qeveria aktuale ka injoruar këtë çështje dhe ka lënë pas dore përpjekjet për të ndihmuar sipërmarrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA: Pse Krimea është kaq e rëndësishme për Rusinë dhe Ukrainën
Previous article I DËNUAR ME 4 VITE E 6 MUAJ BURG/ Apeli pranon kërkesën për caktimin e ekspertëve për gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT