Ilir Meta ka thënë sot se do të largohet si President nëse Edi Rama fiton mandatin e tretë pa prekur votën.
Ai deklaroi se nëse kjo ndodh, pas 25 Prillit do t’i bashkohet opozitës.
“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë.
Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shtet” – tha Presidenti.
Në News24, Presidenti u ndal edhe tek 2 Marsi i dy viteve më parë kur kërcënoi me përmbysjen e qeverisë.
Sot, Meta nuk e sheh si dështim këtë përmbetim të tij, por si një moment reflektimi.


