Si u zhdukën “të fortët” e parë të Tiranës, një histori e nisur në fillim të vitevit 1990 kur në kryeqytet u shfaqën edhe “të fortët” e parë të “lagjeve”. Këto janë ekzekutimet më të bujshme që bënë historinë e krimit.
Brenda ndodhet një nga historitë më të bujshme të Tiranës së fillimit të viteve 90′, hasmërinë ndërmjet Gaz Muçës dhe grupit të Naim Zyberit. Një hasmëri e çuditshme që ka sjellë dhjetëra atentate jo vetëm në Shqipëri por edhe në Milano të Italisë. Viktimat janë të shumta, Gaz Muça, Taulant Muça, Fatos Keta, Naim Zyberi, Artur Grori e deri tek “Miri i Xhikes” ,Franc Konomi dhe së fundmi i Devi Kasmi.
Ky i fundit u vra sot në një atentat mafioz dhe dyshohet të jetë një nga autorët kryesor të vrasjes së Franc Konomit.
Por si kanë rrjedhur ngjarjet?
Në fillim të viteve 90′ në kryeqytet u shfaqën edhe “të fortët” e parë, të cilët nuk ngjajnë aspak me krimin e organizuar të ditëve të sotme. Të fortët e asaj kohe mjaftoheshin vetëm duke rrahur ata që i shikonin shtrembër ose duke vjedhur ndonjë kalë dhe duke shëtitur me krenari në lagjen e tyre.
Grupet, vrasjet dhe armet…
Gamend Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin sipas mënyrës së tij. Duke qënë se ai dhe Naim Zyberi ishin “të fortë” lagjesh kishin njohje me njëri-tjetrin por edhe konflikte.
Naim Zyberi, i njohur në Tiranë si “i forti” që banonte në zonën e Trenit të Vjetër dhe Frigoriferit. Ai njihet si njeriu që ekzekutoi Gaz Muçën në vitin 1992 në kryeqytet. Naim Zyberi është edhe vrasësi i Artur Grorit. Zyberi është ekzekutuar në gusht të vitit 1997 në spitalin San Paolo të Milanos nga Arben Grori
Gazmend Muça, njihet në kryeqytet si Gaz Muça “i forti” i rrugës Bardhyl. Ai është vrarë nga Naim Zyberi dhe katër persona të tjerë. Gaz Muça është bërë i njohur edhe në Itali ku dyshohet se ka kryer disa vrasje gjatë udhëtimit me traget si dhe ka organizuar revoltën e shqiptarëve që janë arratisur nga stadiumi i Barit.
Gjatë një sherri përpara viteve ’90, Gaz Muça plagosi me thikë Naim Zyberin por ky i fundit nuk pranoi që të tregonte në polici se kush e goditi. Për këtë arsye u dënua vetë me burg nga regjimi komunist. Pas daljes nga burgu, thika ishte një plagë e vjetër por që nuk ishte harruar nga Naim Zyberi.
E kështu fillon edhe karvani i vrasjeve.
Në 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambienttet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur i si infermier.
Franc Konomi është një nga pjesëmarrësit në ekzekutimin e Gaz Muçës bashkë me Naim Zyberin dhe Tos Ketën.
Pas vrasjes ai largohet në drejtim të Gjermanisë ku dhe qendron për disa vite. Konomi kthehet sërish në Shqipëri dhe bëhet personazh i një gjobëvënie, për të cilën u dënua nga gjykata me tre vjet dhe katër muaj burgim..

Franc Konomi u vra në 2010, kur dy persona qëlluan mbi Konomin, asokohe 40 vjeç. Rastësi?
Po sot, edhe i dyshuari për vrasjen e Konomit, Devi Kasmi apo Dëfrim Kasmi, u vra po nga dy persona dhe ishte po në moshën 40 vjeç.
Përgatiti B.Xhanija
AlpeNews.al




