• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEMTË E NGECUAR NË SHPELLË/ Reshjet e shiut alarmojnë autoritetet, duhet…
Home
Jetë

DJEMTË E NGECUAR NË SHPELLË/ Reshjet e shiut alarmojnë autoritetet, duhet…

8 July, 2018 k.autor Jetë

Autoritetet tajlandeze vazhdojnë pa u ndaluar operacionet për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre të mbetur të bllokuar në një shpellë nga ujërat e përmbytjes, ndërsa retë që po grumbullohen mbi zonë japin sinjalin se do t’i duhet të marrin një vendim shumë shpejt.

Meteorologët parashikojnë reshje të dendura në ditët në vazhdim dhe nuk ka asnjë garanci që dhoma e nëndheshme ku djemtë gjenden nuk do të përmbytet.

Qëndrimi i tyre aty disa muaj për të pritur kalimin e stinës së shirave duket një plan i parealizueshëm dhe pesha e vendimit për ti nxjerrë përmes zhytjes, po shtohet gjithnjë e më shumë mbi supet e autoriteteve.

Vdekja e një prej zhytësve profesionistë në thellësi të shpellës të premten e ka bërë këtë vendim edhe më të vështirë, ndërsa opsionet për shpëtimin e futbollistëve të vegjël duket se janë shumë të pakta dhe që të gjitha plot rrezik.

Përmes një letre mjaft prekëse nga thellësia e tokës, djemtë i thanë prindërve të tyre se janë mirë dhe se së shpejti do të dalin që aty, ndërsa familjet presin jashtë shpellës për lajmin e mirë. Murgjit budistë që luten çdo natë para shpellës, mendojnë se moti i thatë që ka zgjatur çuditshëm është rezultat i përpjekjeve të tyre.

Por parashikimet për reshje të shpejta zor se do të përgënjeshtrohen nga lutjet dhe vendimi për nxjerrjen e djemve nga shpella bëhet gjithnjë e më urgjent me çdo orë që kalon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTIMI I 10 PROJEKTLIGJEVE/ PS gati 84 votat për miratimin. Çfarë do të ndodhë me 9 korrik në...
Previous article DHUNOI DJALIN E TIJ DERI SA VDIQ/ 70-vjeçari shokon me deklaratën: Nuk jam penduar që e kam bërë. Nusja...

k.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT