• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE TË OPOZITËS/ Rama në mbledhjen e kryesisë: Nuk besoj se do gjejnë konsensus mes tyre
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE TË OPOZITËS/ Rama në mbledhjen e kryesisë: Nuk besoj se do gjejnë konsensus mes tyre

18 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Atë se çfarë po ndodh brenda opozitës, kryeministri Edi Rama e sheh veçse si një mundësi që mazhoranca të përmirësojë edhe më tej veten. Një shumicë e zgjedhur nga vullneti i popullit që sipas tij duhet të vijojë rrugën para në besimin që i është ridhënë në 25 qershor të 2017-ës për të qeverisur.

Para deputetëve të Partisë Socialiste që ai drejton, në mbledhjen e grupit mbajtur me dyer të mbyllura në selinë rozë, kryesocialisti Edi Rama tha se përpjekjet për zgjedhjet lokale duhet të vijojnë pavarësisht se çfarë bën opozita.

“Do vazhdojmë të ecim përpara me zgjedhjet lokale dhe organizimin e strukturave. Do vazhdojë turi bashkia që duam ëe çdo bashki”, u shpreh Rama referuar vendimit të papritur që lideri demokrat Lulzim Basha shpalli dje, një ditë pas protestës, për t’i propozuar grupit parlamentar të PD-së, djegien e mandanteve. Megjithatë, vetë kryeministri nuk beson se ky vendim do të gjejë mbështetje as vetë brenda PD-së.

“Nuk besoj se do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve të tij.

Më herët në kryesinë e Kuvendit, kryeministri Edi Rama takoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe ministrat.

Deri më tani, Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka marrë një vendim nëse edhe kjo forcë politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të djegë mandatet e deputetëve. Vendimi i Bashës erdhi një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën para kryeministrisë e cila degjeneroi në dhunë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MANDATEVE/ Berisha në grupin parlamentar të PD: Rama meriton plumbin ballit
Previous article VENDIMI I BASHËS/ Ish-kreu i KQZ-s: “Nëse PD djeg mandatet, në parlament hyjnë parti të tjera”

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT