• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Rama për Rainews: Nuk dorëhiqem! Opozita s’mund të thotë: Më jepni atë që dua ose bëj kamikazin!
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Rama për Rainews: Nuk dorëhiqem! Opozita s’mund të thotë: Më jepni atë që dua ose bëj kamikazin!

23 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një intervistë për Rai News shfaq edhe një herë vendosmërinë për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë nga Gjirokastra, për gazetaren italiane Laura Tangherlini kreu i qeverisë shqiptare thotë se ligji i zgjedhjeve është i tillë, që kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë. Thotë se është i gatshëm të dëgjojë opozitën dhe të dialogojë me ta, ama siç ai thekson, nuk mund të ndalë së qeverisuri vendin për shkak të krizave politike që krijon opozita.

“Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: “Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam”, thotë Rama.

A e ndikojnë protestat imazhin e Shqipërisë dhe rrugën e saj integruese. Kryeministrit thotë se po. “Ishin 3 orë protestë, që prishën imazhin e vendit, i cili siç kreu i qeverisë thekson, është në një periudhë të rritjes ekonomike.

Një krahasim mes protestave studentore dhe protestave të opozitës?!

Rama thotë se protesta e studentëve për një arsim më cilësor ishte një protestë e popullit, zëri i të cilëve u dëgjua nga qeveria. Ndërsa protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, sipas tij, janë protesta të një establishmenti politik, që janë të dëshpëruar se nuk mund të fitojnë.

“Jemi gati të dialogojmë, por sigurisht që duhet edhe të qeverisim”, përfundon kreu i qeverisë intervistën për RaiNews.

Opozita shqiptare ka marrë vendim për të djegur në bllok mandatet e deputetëve. PD me aleatët e djathtë dhe LSI, nuk do të jenë më në Parlament si deputetë, por janë shprehur se do të nisin një valë protestash në të gjithë Shqipërinë si qytetarë për të rrëzuar qeverinë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Edhe më herët kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, ndërsa siç shprehet së fundi edhe në i intervistën për RaiNews, djegia e mandateve nuk është një problem, pasi ka mazhorancën për të qeverisur dhe për t’ju përgjigjur besimit të qytetarëve shqiptarë që e votuan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË MËNYRË..."/ Ancelotti pranon: Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, kështu që...
Previous article QË MOS T'JU THYHET ZEMRA NË FUND/ 10 gjërat që duhet të kalosh në çift para se të martohesh

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT