Kryeministri Edi Rama ne nje interviste per “IlFatto Quotidiano” flet per situaten me te fundit te krijuar ne vend, duke mohuar te kete kaos. Sipas tij. “Në Shqipëri nuk ka asnje kaos, është opozita që po i fryn zjarrut”.
Z. Rama, çfarë po ndodh në Shqiperi?
Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe me te forte ne zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjeter.