• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Pse deputetët e listave janë të lirë nga Basha dhe Kryemadhi
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Pse deputetët e listave janë të lirë nga Basha dhe Kryemadhi

1 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para afro 10 ditësh morën vendimin që 57 deputetët e tyre të lënë mandatet e deputetëve, që në bazë të Kodit Zgjedhor, plotësohen me emrat që pasojnë në listat respektive të partive.

Basha dhe Kryemadhi për t’i paraprirë dhe mos lejuar pranimin e mandateve nga pasardhësit e listave të tyre, krijuan brenda selive të partive të tyre një listë të tyren pa asnjë vlerë ligjore, ku pothuajse të gjithë firmosën se nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit kur t’iu vinte radha.

Por, këto firma dhe kjo listë nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kushtetuese ndaj nuk pengon asnjërin/en nga ata që pasojnë në listë që të pranojnë mandatin e deputetit.

Por, pse është e pavlefshme dhe tërësisht nul firma e lëshuar në listat e partive nga kandidatët që pasojnë e që iu takon mandati?

Së pari, të gjithë ata që ishin deputetë, firmosën me emër të përveçëm se heqin dorë nga mandati që kishin dhe nuk firmosën një listë emërore në bllok. Sepse, vetëm duke firmosur tek e tek e dërguar pranë Kuvendit ose KQZ-së, shkresa merr vlerë ligjore

Së dyti, të gjithë ata që pasojnë në listë dhe iu takon mandatii i deputetit, nuk mund të firmosin që lënë mandatin kur akoma nuk e kanë marrë atë. Për ta bërë këtë, ata duhet të shkojnë pranë KQZ-së dhe jo nga zyrat e partive, pasi kjo nuk do të kishte dhe nuk ka asnjë vlerë juridike dhe ligjore.

Pra, sot që flasim, të gjithë ata që kanë firmosur një fletë që jua ka dhënë PD apo LSI për lënien e mandatit, duhet ta kenë parasysh se ajo firmë është nul, pa asnjë vlerë ligjore, pasi e vetmja mënyrë për të refuzuar apo pranuar mandatin, është të shkosh vetë në KQZ dhe të deklarosh me shkrim këtë gjë. Pra, edhe pse ata kanë firmosur në listën e partisë për lënie mandati, ajo nuk ka asnjë vlerë, pasi vetëm në KQZ merret vendimi ligjor nëse e pranon apo jo mandatin. Çdo rrugë tjetër është e pavlefshme dhe nul nga ana ligjore.

Thënë këtë, të gjithë ata që sot janë në listat e PD-LSI, kanë mundësinë të shkojnë e të marrin mandatin e deputetit ose ta refuzojnë atë në KQZ. Çdo firmë në shkresa të tjera është e pavlerë.

Ndoshta ky ka qenë një truk i PD-LSI për të detyruar moralisht (ose trajtuar si të paditur) pasardhësit në lista që të mos merrnin mandatet, ama, nga ana ligjore dhe kushtetuese, secili/a prej tyre mund të shkojë që nesër në KQZ dhe të bëhet zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë!/Javanews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Kush është favoriti për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë
Previous article LIVE/ Tirana-Partizani: Gega futet në fushë dhe qetëson Bardhin, bardheblutë rrezikojnë me Grecën

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT