• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ PD bojkotoi edhe Kushtetutën, por vendi funksionon edhe sot e kësaj dite me atë Kushtetutë
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ PD bojkotoi edhe Kushtetutën, por vendi funksionon edhe sot e kësaj dite me atë Kushtetutë

22 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Politika shqiptare po jeton një moment kulmor në aspektin më negativ të saj qëkurse hyri në rrugën e pluralizmit, pra sistemit shumëpartiak.

Përplasjet dhe sherrnajat e zakonshme, pjesë integrale e politikëbërjes në 27 vjet, po njohin atë që vështirë të imagjinohej deri më sot – vetdjegien e mandateve nga opozita – një dalje jashtë sistemit, që mund të rezultojë, gjykuar nga rregullat e lojës ende në funksion, ndoshta dhe me një shuarje të saj, për t’u zëvëndësuar nga një opozitë e re.

Këtu më pas mbërrijmë, cinikisht, dhe në plotësimin e një dëshirë të opinionit të lodhur, për largimin e kësaj kaste politike.

Me aktin e vetdjegies, pothuajse gjysma po largohet, duke jua lënë vendin atyre që mendojnë se mund t’i kryejnë më denjësisht përgjegjësitë politike.

Të gjithë këtë akt ekstrem të opozitës e shoqërojnë shumë paradokse, politike e konstitucionale bashkë, siç ka ndodhur në 27 vjet me radhë, ku inkoherenca, dubël-standarti dhe kudërthëniet, janë portreti i çngjyrosur i këtij kampi politik.

Për këtë, mjaft të shohësh aleancën e sërishme PD-LSI, dje në pushtet e sot në opozitë.

Dhe këtu është rasti për të kujtuar një tjetër precedent, i cili më pas ka prodhuar paradokse pa fund. Edhe ky ka të bëjë me një bojkot, me një refuzim.

Është fjala për referendumin e Kushtetutës së vitit 1998. A dini se shteti, politika dhe institucionet shqiptare funksionjnë me një referendum të bojkotuar nga opozita, pra kjo e sotmja, PD-ja?

Po! Më 21 tetor ’98, elektorati shqiptar do votonte një referendum të cilin PD refuzoi, në fillim për të qenë pjesë e hartimit të draftit, e më pas për ta votuar, shkruan Tesheshi.com.

Ishte post-atmosfera e vitit ’97. Edhe atëherë, nën pezmin e humbjes së pushtetit, PD ishte në një krizë të thellë identitare.

Edhe atëherë ndodhi që pasi pranoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe kur pa që humbi, edhe pse procesi ishte tërësisht i rregullt, sajoi xanxën “parlamenti i kallashit”, për ta xhdelegjitimuar atë, ngjashëm si sot me xanxën “parlament i krimit”.

E duke qëndruar te Kushtetuta e bojkotuar, pra e pavotuar, d.m.th e refuzuar, opozita e përdor rregullisht në ligjërimin e saj përbetimin në emër të Kushtetutës, shoqëruar me merakun për shkeljen e saj.

E sot ia vlen të pytetet: a njeh ajo Kushtetutën e vitit 1998?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOREDANËS APO MOZZIK-UT? Reperja tregon se kujt i ngjan vajza (FOTO)
Previous article BABA PËR HERË TË PARË/ Shihni si kujdeset Gjiko për të voglin e porsalindur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT