• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA”/ Rama: As dorëheqje, as zgjedhje. Opozitarët në krizë
Home
Intervista

“DJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA”/ Rama: As dorëheqje, as zgjedhje. Opozitarët në krizë

18 February, 2019 F.autor Intervista

Kryeministri shqiptar Edi Rama ne nje interviste dhene per “Corriere della Sera” ka deklaruar prere se as do te jape doreheqjen dhe as do te jete zgjedhje te parakohshme, Sipas tij, kunderhstaret opozitare jane ne krize.

rama

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk i mohon problemet e vendit. Për shembull, pranon se ka korrupsion. Ashtu si ekzistojnë gjykime të drejtuara nen pranine e ryshfeteve, ka pakenaqesi te te rinjve dhe trafik droge.

“Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”, thotë ai në një intervistë me Corriere.

Nderkohe pyetur per kerkesen e opozites per te dhene doreheqjen, Rama jep kete pergjigje:

“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.

ram

Intervista e plotë:

Zoti Kryeminister, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.

Qe në Shqipëri ka korrupsion është jashtë diskutimit. Dhe është një problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë.

 

Po, por ju jeni kreu i Qeverisë prej pesë vitesh.

“Më lejo të them se jemi duke u impenjuar në maksimum për Reformën në drejtësi. Tani më shumë se kurrë po luftojmë korrupsionin dhe jemi duke punuar që administrata publike të jetë imune ndaj ryshfeteve.

Po ja dilni mbanë?

Sigurisht që është një luftë e gjatë: rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.

Të dhënat makroekonomike tregojnë se papunësia po bie, edhe mes të rinjve. Por akoma mes këtyre të rinjve ka pakënaqësi…

Sot Shqipëria tregon të dhëna mjaft pozitive, mjafton të lexojmë shifrat e Bankës Botërore. Kjo nuk do të thotë se e kemi zeruar papunësinë apo se kemi zgjidhur problemin e të rinjve, por kjo tregon se jemi në rrugën e duhur.

Më pas është edhe plaga e gjyqtarëve të cilët i japin vendimet në këmbim të rryshfeteve. Çfarë po bëni për këtë?

Ajo që askush nuk ka pasur kurajon ta bëjë në vend e në Ballkan, gjë që e ka nënvizuar edhe Bashkimi Europian.  Ne jemi duke çuar përpara një reformë që do të heqë nga gjykatat magjistratët e gjykatësit e korruptuar.

Një tjetër problem është trafiku i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në shumë pjesë të vendit…

Nuk mund ta mohoj. Por pikërisht disa ditë më parë Guardia di Finanza italiane prezantoi raportin e vitit 2018 për luftimin e kanabisit në vend dhe rezultatet ishin spektakolare për sa kohë që ky fenomen është luftuar nga qeveria ime.

Protesta e studentëve disa javë më parë ju bëri që të ndërronit disa ministra.
Kjo do të thotë se kjo ngjarje ishte e ndjeshme?

Ishte një diskutim i sinqertë ku ata denonconin probleme reale. Për këtë arsye i kemi dëgjuar dhe i kemi mirëpritur kritikat e tyre.

Protesta e ditës së shtunë dhe tentativa për të sulmuar godinën e  kryeministrisë kanë bërë xhiron e botës. Çfarë po ndodh tani në Shqipëri?

Nuk po ndodh asgjë. Nëse ka ndonjë gjë është kriza e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo minorancë është më e dobët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të shkonim në votim nesër do të merrnin akoma më pak vota.

Por opozita, udhëhequr nga Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, ka hedhur drejt jush akuza shumë të rënda: mashtim në zgjedhje, korrupsion. Thotë se jeni të lidhur me krimin e organizuar.

Nuk do t’i përgjigjem as këtyre akuzave. Jam vetëm i shqetësuar sepse politika e hedhjes së baltës nuk do t’i ndihmojë as ata e as vendin. Shpresoj që sa më shpejt arsyeja t’i kthehet dhe të mbizotërojë mbi dëshpërimin.

Opozita ka kërkuar djegien e madateve. Ju çfarë keni ndërmend të bëni?

As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur

Domethënë pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe ato të huaj nuk duhet të tremben aspak?

Jo. E vetmja gjë që bëri protesta e opozitës ishte një imazh negativ i Shqipërisë me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. E vetmja pasojë konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që ishte vendosur në oborrin e Kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NICKI MINAJ E FIKSUAR PAS TREJSI SEJDINIT/ Ja çfarë bën reperja për miss-in (FOTO)
Previous article FRUTAT JU SHËNDOSHIN APO JU DOBËSOJNË? Ajo çfarë duhet të dini është kjo

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua… Intervista

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT