Vendimi I opozitës për të djegur mandatet duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndërkombëtarët.
Duket së njëzëri veç kërkesës për dialog, ata shprehin edhe shqetësimin se nëse kjo rrugë do të ndiqet nuk është aspak e favorshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe zëdhënsja e KE, Maja Kocijancic kanë reaguar sot me qendrime të forta për vendimin e opozitës.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein
Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”,nënvizon eurodeputeti.
“Sigurisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare”, përfundon Fleckenstein.
Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic
Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic iu përgjigj interesit të gazetarit të ATSH, Gjergji Mima lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.
“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie evropiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformës së vendit në BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic.
Ndoshta opozita duhet të reflektojë edhe njëherë, nëse realisht kerkon dhe do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
/AlpeNews.al