Deputeti Myslim Murrizi nuk ka qenë prezent në selinë e Partisë Demokratike ku u firmosën dorëzimet e mandateve. I njohur për karakterin e tij rrebel dhe ndaj PD, Murizi duket se nuk është aq dakord me këtë vendim. Një orë më parë ai ka postuar një koment në Facebook ku duke përkujtuar 20 shkrutin thotë se Shqipëria udhëhiqet nga bijtë e komunistëve që ngrohin karriget dhe të tjerë që presin të zënë karriget.
Fikja e telefonit dhe mungesa në selinë e PD duket s ekanë ngritur alarmin që Murrizi nuk do pranoj të dorzoj mandatin.
Edhe Rudina Hajdari nuk ka qenë në zyrat e PD. Ajo ka dashur ta dorzoj mandatin dy muaj më parë, por selia e PD e quajti tradhëtare. Nga qëndrimet e saj të fundit duket se Hajdari është deputetja më proamerikane në Kuvend dhe për shkak të shkollimit të saj dhe ndoshta vendimin përfundimtar do ta konsultoj dhe më gjerë se sa me Berishën e Bashën.


