Lulzim Basha deklaroi sot se grupi i PD ka vendosur të djegë mandatet. Një prej zërave më kritik ndaj tij, ish kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar duke thënë se mandatet nuk kanë si të digjen kur janë të zhytura në llum.
Postimi i tij:
“Dmth sot do djegin mandatet…..
Mire demokratet e thjeshte qe e besojne se s’kane c’bejne, po cuditem me keta qe i thone vetes te ditur, te ndritur, analist, poliglote, te djathte, antikomuniste e ku di cfare.
Po mire mor derdimena, s’kane kaluar as dy dite nga mashtrimi i rradhes kur keta u perbetuan, perloten dhe perqyrren se me 15 Rama te marre arratine ose me 16 do e nxjerrin zvarre, prape besoni ?!
Ju te ditur, te ndritur, poliglote, analiste, “te djathte”, “antikomunist” e ku di cfare, ju nuk besoni por shtireni, jo se ju mungon inteligjenca por ne momente te tilla delikate te ju prevalon peder…., qe do te thote “po sikuuuur… atehere une fola dhe neser me takon dicka”.
Madatet nuk digjen sot, mandatet e ketyre jane zhytur ne llum dhe nuk marrin flake.”