Lulzim Basha, shprehu mbështetjen e plotë të opozitës ndaj qëndrimeve të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha se opozita edhe sikur të ishte në Kuvend nuk do të kishte mundur të bëjë asgjë në këtë proces, pasi sipas tij mazhoranca zhbëu të gjithë konsensusin për reformën në drejtësi.
E vetmja, gjë tha Basha, që opozita mund të kishte bërë është të ishin treguar pak më “kopilë” dhe ta shfrytëzonin politikisht.
“Qëndrimet e Presidentit sa i takon ngritjes së Gjykatës Kushtetuese janë qëndrime të drejta, kushtetuese dhe institucionale që kanë pasur dhe kanë mbështetjen tonë totale. Ne nuk kemi gjë në dorë në këtë proces, jo vetëm për faktin se jemi jashtë parlamentit, por dhe po të ishim në parlament nga mënyra sesi u ndërtua struktura e reformës në drejtësi me 7 ligjet e famshme që përgjegjës kryesor është Rama, por jo vetëm. E nxori opozitën jashtë mekanizmit që ndërtuam në Kushtetutë, që ju referuam për ca kohë Hahn-Nuland, në mënyrë që asnjë nga partitë politike të mos fuste duart në sistemin e drejtësisë.
Nëse partitë politike nuk futin duart në sistemin e drejtësisë, reformës në drejtësi, reforma në drejtësi do të jetë sukses i garantuar.Ne zbatuam, qëndruam larg. Vendimet tona kanë qenë të drejta, maksimumi që mund të na akuzoni është se kemi qenë të parakohshëm.
Duhet të kishim qenë pak më politik, më vetëshërbyes, më kopila. Duhet të kishim pritur të kishte shkuar keq gjëja dhe pastaj të thoshim shiko shiko. Ne thamë që në fillim mos e bëni. Pa djegien e mandateve askush në botë nuk do ta kuptonte gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi. /Tema


