Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson në konferencë për shtyp:
“Në takime kam qenë shumë i qartë. Me opozitën kam theksuar rëndësinë që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare minon në mënyrë serioze rrugëtimin drejt BE.
Pasiguria duhet tejkaluar në mënyrë urgjente. Bojkoti është kundërproduktiv. Është e rëndësishme që protestat të jenë të paqta. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne”.


