• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DJEGIA E MANDATEVE”/ Aleatët “tradhtojnë” Bashën: Gati për të hyrë në zgjedhje?
Home
Politikë

“DJEGIA E MANDATEVE”/ Aleatët “tradhtojnë” Bashën: Gati për të hyrë në zgjedhje?

29 March, 2019 F.autor Politikë

Prej disa muajsh, Shqipëria po përballet me krizë politike. Opozita ka braktisur parlamentin dhe ka dalë në rrugë, duke vijuar me protesta të njëpasnjëshme.

Opozita akuzon qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të blera me paratë e krimit dhe kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për më tepër, vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në disa dalje mediatike është shprehur e bindur se Shqipëria në verë nuk do të mbajë zgjedhjet vendore, por ato parlamentare.

Të njëjtën gjë pretendon edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili thotë se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Por, ndërkohë që opozita ka vendosur djegien e mandateve në shenjë proteste kundër qeverisë, duket se do të kemi një opozitë të re në parlament.

Deri tani, bashkë me deputetët që nuk kanë pranuar të djegin mandatin, numri i deputetëve të opozitës në parlament ka shkuar në 21, ndërsa numri total në 100.

Pra, tashmë në parlament janë 100 deputetë.

Por ka edhe një detaj, aleatët e Bashës, pra partitë e vogla parlamentare prej kohësh kërkojnë miratimin e Kodit Zgjedhor.

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nga emisioni “Open” në TCH, e tha qartë që nëse Edi Rama miraton Kodin Zgjedhor, partia që ai drejton është gati të futet në zgjedhjet lokale.

Miratimi i Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota në parlament. Pra, ndërkohë që në parlament tashmë janë 100 deputetë, gjasat më të mëdha janë që të plotësohet edhe numri i nevojshëm i votave për ta miratuar këtë Kod.

Dhe nëse kjo ndodh, Basha ka mundësi të bojkotojë i vetëm zgjedhjet lokale, pasi partitë aleate mund të futen në zgjedhje. Kujtojmë këtu se Kodi Zgjedhor është kërkesa kryesore e bërë prej kohësh nga aleatët.

Përveç Dukës, edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka përsëritur në pothuajse të gjitha qëndrimet e tij publike domosdoshmërinë e Kodit Zgjedhor.

Dhe natyrshëm këtu lind pyetja, nëse aleatët futen në zgjedhje, çfarë do të bëjë Basha?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKIFTERËT" I MORËN 80 MIJË EURO/ Ky është kambisti që u godit me thikë nga grabitësit në Tiranë (FOTO)
Previous article ME NJË VIDEO DUKE KËNDUAR/ Afrona i bëri gjërat e qarta për të gjithë adhuruesit e Bleros

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT