• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIA E FABRIKËS NË KASHAR/ Pse po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme…
Home
Sociale

DJEGIA E FABRIKËS NË KASHAR/ Pse po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme…

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Brenda mureve që deri të dielën në mëngjes rrethonin fabrikën e riciklimit të mbetjeve urbane, dje kishte mbetur vetëm një masiv i madh hekurash.

Aromë e rëndë, ajër i ndotur, tym e gazra që çlirohen nga disa vatra zjarri ende të pashuara, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë. Kjo ishte panorama e djeshme në Kashar.

Zjarri masiv e reja e madhe e zeze që u përhap me shpejtësi në të gjithë Tiranën, nuk kaloi pa dëme. Nuk pati të plagosur dhe as viktima, por siç parashikojnë specialistët e Shëndetit Publik, ajri i ndotur nga toksinat mund t’i japë pasojat në vazhdim.

Ndonëse në një zonë periferike të Tiranës, vendi ku ndodhej fabrika e shkrumbuar e riciklimit të mbetjeve ndodhet pranë dhjetëra banesash, biznesesh e disa rrugëve kryesore të qytetit. Banorët janë të frikësuar për pasojat që do të ketë në të ardhmen nga tymi i zi i qindra tonëve plastikë që u përhap mbi shtëpitë e tyre.

Janë të vetëdijshëm për pasojat, por askush nuk preferon të flasë për atë që ndodhi. Kjo, edhe për arsye se shumica prej banorëve të zonës e kanë nga një pjesëtar familjeje të punësuar aty. Ose e kishin, se tashmë vendi i tyre i punës është kthyer në një mal hekurishtesh, bloze dhe hiri plot lënë kimike.

FABRIKA

Dhjetëra forca zjarrfikëse, dy ditë më parë, luftuan me flakët për 9 orë derisa arritën të shuanin flakët e dje disa të tjerë po fiknin ato pak vatra që kishin mbetur ende nën rrënoja. Disa vatra zjarri vijuan të jenë aktive edhe gjatë ditës së djeshme në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit. Dje nuk kishte më rrezik, por puna e zjarrfikësve ishte të mbanin nën kontroll ato vatra që kishin mbetur, në mënyrë që të mos ndodhte asnjë incident.

Ndërsa të dielën situata ishte shumë ndryshe, dhjetëra zjarrfikëse rrezikuan jetën e tyre në luftë me flakët, në mënyrë që të shmangnin ndonjë ngjarje të përmasave edhe më të mëdha. Por në të njëjtin vend, ata kanë shkuar edhe më parë, për të njëjtën arsye. E megjithatë, asnjë masë nuk ishte marrë për të parandaluar atë që ndodhi të dielën. “Ky subjekt është ndëshkuar me gjobë për mosplotësim të kushteve të sigurimit ndaj zjarrit dhe vitin e kaluar ka pasur një rast të tillë”, deklaroi dy ditë më parë nga vendngjarja Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit, Zjarrfikësja Tiranë.

HETIMI

Fabrika e riciklimit të mbetjeve urbane në zonën e Kasharit u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës, duke rrezikuar edhe banesa e biznese të tjera pranë saj. Zjarri masiv u përhap me shpejtësi dhe flakët shkrumbuan qindra tonë plastikë, që përhapën tym toksik në zonat përreth autostradës Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe forca të shumta zjarrfikëse luftuan me flakët për të paktën 9 orë, derisa arritën të shuajnë zjarrin. Pasi zjarri u vendos në kontroll, vijoi puna për shuarjen e plotë. Fabrika që kishte si qëllim riciklimin e mbetjeve urbane, jo vetëm të Tiranës, të dielën u kthye në ndotësen më të madhe.

Reja shumë toksike që u prodhua nga djegia e plastikës është përhapur në gjithë kryeqytetin. Mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër, sepse, në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.

Paraprakisht, procedimi është regjistruar si ngjarje aksidentale, por burimet thanë se kanë dyshime të arsyeshme që ngjarja mund të ketë qenë edhe e qëllimshme. Përveç zjarrfikësve dhe forcave të Policisë, që ishin dje në vendin e ngjarjes për të kryer hetime rreth shkaqeve, nuk ndodhej asnjë përfaqësues nga Inspektorati i Mjedisit apo i Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër nivelin e ndotjes e pasojat që mund të ketë në shëndetin e banorëve. /Panorama/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klea Huta na tregoi se nga buron e gjithë bukuria e saj, babai i bën “diss”, do të shkriheni së qeshuri! (FOTO)
Previous article Shtrohet në gjendje të rëndë në spital ish presidenti italian Giorgio Napolitano

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT