Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm i është vënë zjarri një fabrike të përpunimit të drurit në Fushë-Krujë.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se fabrika është në pronësi të Afrim Çelës.
Ndërkohë për këtë ngjarje ka folur një banor i zonës, i cili është shprehur se kanë dalë nga shtëpitë të traumatizuar, pasi flakët kanë shkuar deri në dritaret e tyre.
Ai thotë se kjo është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri, ndërsa thekson se fabrika nuk ka sistem për fikjen e zjarrit dhe nuk është marrë asnjë masë nga shteti apo nga pronari.
Fabrika nuk ka sistem për fikjen e zjarrit, por nuk është marrë asnjë masë nga pronari apo nga shteti. Nuk e kuptoj si shteti lejon të na rrezikohet jeta. Është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Dolëm të traumatizuar nga shtëpia, flakët na erdhën në dritare”, ka thënë një nga banorët e zonës.