Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Lushnjes. Një shtetas 55 vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj babait dhe mbajtjes së një arme zjarri.
Shtetasi ka qenë duke dhunuar të atin, ndërkohë Policia e ka shmangur këtë konflikt, i cili mund të kalonte në përmasa më të mëdha. Autori mbante dhe një armë zjarri të mbushur me fishekë.
Njoftimi i Policisë:
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti, arreston autorin e dyshuar dhe sekuestron armën e zjarrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan një 55-vjeçar pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore u shmang përshkallëzimi i konfliktit duke parandaluar ndodhjen e një ngjarje të rëndë kriminale pasi policia i bllokoi 55-vjecarit edhe një armë zjarri të mbushur me fishekë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.