28-vjeçari Selman Aliaj, i cili masakroi me çekiç babain e tij mbrëmjen e së premtes dhe trupin ia hodhi në liqen, kishte caktuar edhe datën e dasmës. I riu jetonte me babain 74-vjeçar Fejzi Aliaj dhe do të martohej me Manushaqen më datë 14- Janar.
Babai dukej të ishte i entuziasmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik edhe në rrjetet sociale. Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante:
“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj.”
NGJARJA
Një krim horror ka tronditur Tiranën, ku një djalë ka masakruar me çekiç të atin dhe më pas, trupin ia ka hedhur në liqen. Sot në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili është Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Krimi thuhet se ka dy ditë qè ka ndodhur.



