• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Djali masakron të atin dhe u nis ta hidhte nga ballkoni. Nëse s’do ndërhynin familjarët…
Home
Aktualitet
Kronikë

Djali masakron të atin dhe u nis ta hidhte nga ballkoni. Nëse s’do ndërhynin familjarët…

6 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një 69-vjeçar prej disa orësh ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pasi i biri 37 vjeç, e plagosi rëndë duke e goditur me sende të forta.
Madje, nëse nuk do të ndërhynin familjarët, ai do e kishte hedhur nga ballkoni, nga kati i tretë ku ata banojnë në rrugën “Sokrat Miho”, në Tiranë, shkruan “Panorama”.

Burime nga Policia thanë se autori i ngjarjes është Florian Rica, i cili është arrestuar menjëherë pas krimit nga shërbimet e Komisariatit nr.6. Ndërsa, babai i tij, Mhill Rica, 69 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij duket disi më e stabilizuar, megjithatë ende nuk është në gjendje për të dëshmuar para oficerëve të Policisë në lidhje me konfliktin që pati me të birin.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes, sipas Policisë, njihet si person me probleme me shëndetin mendor dhe herë pas here bëhet agresiv me familjarët. Ende nuk dihet motivi konkret i ngjarjes, por pritet dëshmia e të plagosurit.

NGJARJA

Ngjarja ku mbeti i plagosur 69-vjeçari nga i biri, dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Mëzezit në Tiranë. Florian Rica, që dyshohet se vuan nga probleme mendore, në një moment, ka shfaqur shenja paqëndrueshmërie dhe ka nisur të debatojë me të atin, Mhill Rica.

Ata ndodheshin në të njëjtën dhomë dhe në atë moment që ka ndodhur ngjarja, familjarët ishin në ambientet të tjera të shtëpisë. Autori e ka goditur të atin me grushte dhe sende të tjera të forta.

Pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi kanë dëgjuar zhurmën, kanë shkuar menjëherë drejt dhomës ku ndodheshin babë e bir. Në kohën që ata janë futur në dhomë, djali po e shtynte të atin drejt ballkonit me qëllim për ta hedhur nga kati i tretë.

Ka qenë ndërhyrja e familjarëve, që ka shpëtuar 69-vjeçarin nga duart e të birit. Nga ana tjetër, ata kanë lajmëruar edhe Policinë që ka mbërritur menjëherë duke shoqëruar në Komisariat 37-vjeçarin.

Burimet thanë se janë marrë në pyetje familjarët e të plagosurit, por ata nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë motivet e ngjarjes. Megjithatë, kanë treguar se Floriani vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka ndonjë motiv konkret për sherrin që ka ndodhur me të atin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nuk mbulohet dielli me shoshë ...", një tjetër skandal për përdhunim në Hollywood
Previous article Fadili i paska marrë me "radhë" motrat Vjollca. Por për Luanën ka pakënaqësi (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT