• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJALI I TIJ AKUZOHET PËR VRASJEN E EDMOND PAPËS/ Ish-efektivi Dilaver Velo ishte kallëzuar nga PD për ‘shpërdorim detyre’ dhe dhunë
Home
Aktualitet
Kronikë

DJALI I TIJ AKUZOHET PËR VRASJEN E EDMOND PAPËS/ Ish-efektivi Dilaver Velo ishte kallëzuar nga PD për ‘shpërdorim detyre’ dhe dhunë

4 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë mbi të shkuarën e Dilaver Velos, i cili rezulton të jetë babai i autorit (Albano Velos) të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, pak ditë më parë në Tiranë.

Dilaver Velo u pezullua ditën e djeshme nga policia dhe sipas burimeve për BW, bëhet me dije se ai është pjesë e listës së efektivëve të kallëzuar nga Partia Demokratike pasi i akuzon për shpërdorim detyre në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka mbajtur detyrën si trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Në kallëzimin e depozituar nga Partia Demokratike pranë prokurorisë, selia blu ka akuzuar Velon për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal. Kallëzimi në fjalë mban datën 7 prill të 2021-shit, ndërsa i adresohet dhe disa efektivëve dhe personave të tjerë.

“Shtetasit e mësipërm kanë shkelur Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor nëpërmjet: Intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të anëtarëve të Partisë Demokratike të zhvillojnë aktivitetet e parashikuara prej tyre në Njësitë Administrative 4 dhe 8, duke i kërcënuar këta të fundit me sanksione administrative/penale. Vizitave dhe intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të pronarëve të bar/kafeve ku Partia Demokratike ka zhvilluar takime, duke i kërcënuar që në rast se lejojnë mbledhje në të ardhmen do të gjobiten nga organet e tatimeve dhe policisë. Kërcënimi me anë të telefonit apo personalisht nëpërmjet punonjësve të administratës shtetërore të aktivistëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të opozitës me qëllim që të largohen nga veprimtaria në këtë parti dhe të mos ushtrojnë të qetë të drejtat e tyre ligjore dhe në rast mostërheqje do të përballen jo vetëm me dënime atyre dhe familjarëve të tyre, por dhe me dhunë fizike.”, thuhet në kallëzimin e PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DHUNUA NGA BASHKËSHORTI/ Zbardhet dëshmia e të resë greke: Nisi të më godiste me shkelma në të gjithë trupin, më hodhi një vazo në...
Previous article PAMJET/ Drift me makinë në rrethrrotullim, e pëson 23-vjeçari në Fier, gjobitet me…

s.autor

Postime të ngjashme

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit` Aktualitet

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund Aktualitet

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT