Personi që shihni në foto është 31-vjeçari me tre mbiemra Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), që u ekzekutua me breshëri plumbash mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës.
Fotoja e viktimës është siguruar për “BalkanWeb”i cili njofton se deri më tani policia ka marrë në pyetje 14 persona për dinamikën e ngjarjes kriminale, që tronditi qytetin bregdetar.
Gjithashtu, policia ka ushtruar kontroll në 8 banesa për kapjen e dy autorëve të tjerë, që ishin të përfshirë në krim.
31-vjeçari, që mbeti i vrarë, ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe një person me të shkuar kriminale.



