Fotot e veshjeve të koleksionit veror të Dolce&Gabbana janë realizuar në Shqipëri nga fotografi Endrit Mërtiri. Një grup modelesh dhe modelësh shqiptarë kanë veshur krijimet e dy stilistëve italianë dhe prej dy ditësh fotot që po qarkullojë në rrjet nuk kanë asgjë me pak se ato që kemi parë edhe vitet e tjera nga fushtat e kësaj marke. Janë kaq Dolce! Që nga fryma e deri tek pamja e modeleve, dy prej të cilëve janë fëmijët e Dritan Priftit, ish-politikani që u nda nga jeta pak muaj më parë.
Davidi dhe Livia. Ajo bjonde me sy bojëqielli, ai brun me portret të mprehtë, duken aq të hijshëm me veshjet e markës aq të lakmuar.
Të dy seroizisht modelë tashmë, e kanë filluar karrierën që të vegjël fare. Dhe nëse fjala karrierë iu duket shumë e pavend dhe e madhe, hidhuni një sy profileve të tyre në Instagram.