Ka qenë pikërisht kompania “Rigby & Peller” që është kujdesur për reçipetat dhe mbathjet e familjes mbretërore në Angli për rreth 57 vite por gjithçka ka përfunduar pasi një nga dizejnueset kryesore të firmës, June Kenton, në librin e saj “Syorm in a D-Cup” i tregoi të gjitha “sekretet” e veshjeve të brendshme të mbretëreshës.
Në libër përshkruhej me detaje se si mbretëresha pëlqente të flinte dhe se si ajo ishte nga të paktët njerëz që kishte mundur ta shihte mbretëreshën gjysme zhveshur pasi i bënte matjet e trupit.
Jo vetëm ka treguar detaje lidhur me mbretëreshën por edhe me princeshë Diana-n dhe princeshën Margaret.
Nga familja mbretërore nuk është komentuar aspak çka është shkruar në libër pasi rrallë herë zyra e shtypit e familjes mbretërore komenton ngjarje të tilla që ata i konsiderojnë ‘çështje rozë’ ama menjëherë kanë shkëputur çdo llojë marrëdhënie, biznesi apo miqësore me kompaninë.


