Fatkeqësisht thashethemet se çifti i famshëm po i japin fund martesës së tyre qëlluan të vërteta.
Javë më parë u aludua se aktorja e famshme ishte shtatzënë dhe se martesa e saj me Justin Theroux po shkonte për mrekulli po këto janë të gjitha gënjeshtra.
Ata janë drejt një divorci të ashpër dhe nuk asgjë nuk mund të ripërtërihet.
Një ndarje e cila po u kushton rreth 225 mijë dollarë amerikanë po ndodh për shkak të xhelozisë së Aniston.
Jennifer Aniston ka kapur mat disa herë bashkëshortin e saj duke flirtuar me vajza të tjera një ndër të cilat është edhe aktorja e cmimit “Oscar”, Emma Stone.
Miqtë e tyre të ngushtë kanë konfirmuar për “Radar Online” se prej muajsh ata vetëm grinden dhe përpiqen të kalojnë sa më tepër kohë larg njëri-tjetrit.
Gjithashtu Justin që në fillimet e procesit të divorcit është larguar nga shtëpia dhe po qëndron në “The Beverly Hills Hotel” ku nata kushton 500 dollarë.
Është për të ardhur keq që martesa e tyre zgjati vetëm 2 vjet.




