• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIVERSIONI/ A ka një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së?
Home
Politikë

DIVERSIONI/ A ka një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së?

20 January, 2021 F.autor Politikë

Që prej marrëveshjes së famshme Rama-Basha të 17 majit, ka pasur shumë spekulime se mes tyre ka një pakt sekret për bashkëqeverisje.

Që prej asaj dite, njeriu që është më pak i qetë dhe që e ka humbur “qetësinë e dashurinë”, është Ilir Meta.

Kjo, pasi ai mendon se Basha e Rama kanë rënë dakord që të shkrijnë LSI-në.

Aq më tepër që fill pas marrëveshjes me Ramën, Lulzim Basha gjatë fushatës zgjedhore të shkuar u mor veç me LSI-në, si e keqja më e madhe e këtij vendi.

Më pas gjakrat u ulën, por fakt është se LSI dhe Meta nuk kanë besim tek Lulzim Basha as në këto zgjedhje.

Dhe për të shtuar edhe më shumë spekulimet, ka menduar Taulant Balla.

Ai thotë se socialistët kanë rënë dakord me kryedemokratin Lulzim Basha, që të “çojnë për skrap LSI-në”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pak ditë më parë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” të gazetares Merita Haklaj.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS.

Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap.

Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.

Nuk dihet nëse ky i fundit e ka thënë këtë për dieversion, apo ka diçka të vërtetë, por fakt është që LSI ka filluar prej kohësh të shkërmoqet.

Sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhit, aq sa sot gazeta e LSI-së sulmonte ashpër edhe sondazhin e fundit të Ora Neës, pronarin e të cilit Meta e ka njeri të afërt.

Kjo, pasi ky sondazh, ndryshe nga PD, LSI-në e nxirrte shumë keq.

Ndaj dhe gazeta e LSI akuzonte sondazhin si te blerë nga Rama.

Pra Meta tani po akuzon dhe njerëzit e vet, por duket se tashmë e ka të vështirë ndaljen e gremisjes së LSI-së.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI PËR VDEKJE 6-VJEÇAREN/ Lihet në burg drejtuesi i automjetit (EMRI)
Previous article "SPITALET U TRAJTUAN SI BURGJE"/ Pipero i kthehet Gazmend Koduzit: Në fillim kemi pasur vështirësi për të komunikuar me familjarët, vetëm te ne vjen...

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT