• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ditmir Bushati, mos bini pre e provokimeve në Dropull
Home
Aktualitet

Ditmir Bushati, mos bini pre e provokimeve në Dropull

4 November, 2017 Klea.XH Aktualitet

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Ditmir Bushati, gjatë një turi vizitash në jug të Shqipërisë dhe në veri të Greqisë, në Gjirokastër, Dropull dhe Janinë, krejt papritur u gjend para disa incidenteve dhe provokimeve të paparashikuara, të cilat (duhet pranuar për hir të së vërtetës), i përballoi me diplomaci dhe kurajo.

Kjo ndodhi disa ditë para takimit të tij (formal, apo informal, nuk ka shumë rëndësi) me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias. Ministri Bushati, i shoqëruar nga Ministria e Kulturës dhe deputete e qarkut të Gjirokastrës Mirela Kumbaro dhe zëvendësministren e MEPJ Artemisa Dralo, në fillim të këtij turi u ndal fillimisht të premten në Gjirokastër në një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Eqrem Çabej”. Përpara këtij auditori, Bushati mbajti një ligjeratë në thelb të së cilës qëndronin; problemet e integrimit, diplomacinë publike, ekonomike dhe kulturore, përmbajtja e ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe natyrisht e posaçërisht edhe marrdhëniet dy palëshe shqiptaro greke.
Deri këtu, gjithçka shkoi mirë dhe bukur. Incidentet ndodhën mëngjesin e një ditë më pas, kur Bushati, që kishte paralajmëruar agendën e tij për vijimin e vizitave në fshatin Dervician dhe Janinë, krejt papritur rë shtunën paradite befas e gjend përballë disa provokimeve, që nuk priteshin, por që gjithsesi me qasje të njëjtë më të tilla sjellje të tipit “hidh gurin dhe fsheh dorën”.

Incidenti i parë kishte të bënte me bllokimin e lëvizjes në kufirin tokësor në pikat e kalimit në Kapshticë dhe Kakavije, ku disa orë pas bllokimit pritej të kalonte kufirin vetë Bushati. Incidenti i dytë kishte të bënte me vendosjen e disa parrullave kundra Kryeministrit Edi Rama dhe vetë Ministrit Bushati që në thelb kishin kundërshinë ndaj ligjit të mbrojtjes së minoriteteve dhe që manifestonin “mbështetje për Himarën”. Parrullat “ilegale”, shkruar në gjuhën greke me një shkrim të shpejtë dore, ishin vendosur në fasadën e pallatit të kulturës së fshatit më të madh të minoritetit grek në Dervician.

Pikërisht sipër hyrjes ku në orën 10 ishte parashikuar të mbahej një takim “me dyer të hapura” me banorë të bashkisë Dropull. Incidenti i tretë apo i radhës për Bushatin në takimin e Dervicianit mund të konsiderohen ndërhyrjet nga “pjesëmarrës” që pretendonin se “përfaqësonin minoritetin etnik grek”, kundërshtuan si farsë ligjin për minoritetet, që bënë përgjegjës Kryeministrin Rama për ngjarjet në Himarë dhe kërkonin me çdio kusht që këtij takimi ti jepnin kuptimin e një takimi me militantë të socialistëve dhe jo një takimi të hapur për të gjithë.

Ndodhur në një situatë të paparashikuar të një zinxhiri provokimesh, si vetë ministri Ditmir Bushati edhe dy shoqërueset e tij, ministria dhe deputetja Kumbaro,dhe zëvendësministria Artemisa Dralo, para pjesëmarrësve të shumtë ardhur edhe nga Pogoni i largët, ruajtën qetësinë duke manifestuan një qëndrim të matur, luajal, diplomatik dhe kurajoz.

Ndonse për këto arsye takimi në pallatin e kulturës së Dervicianit nisi me vonesë, fillimisht Kumbaro dhe më pas vetë Bushati, qetësisht bënë një ekspoze të prioriteteve të Qeverisë për investimet publike në bashkinë e re të Dropullit, në drejtim të mbështetjes me ligj të të drejtave të minoriteteve, në fushën e integrimit europia, diplomacisë rajonale dhe politikës së jashtme.

Nisur nga fakti që në qarkun e Gjirokastrës ka një përqëndrim të pakicës kombëtare greke, që llogaritet komuniteti më i madh dhe më prezenti mes minoriteteve, nënvizoi Bushati në takim, rrjedhimisht i takon që këtij minoriteti që të jetë përfituesi më kryesor nga ligji i ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ligj i hartuar dhe miratuar në përputhje të plotë me parimet europiane. Ministri Ditmir Bushati tha gjithashtu se; pjesë e angazhime të qeverisë shqiptare dhe institucioneve të saj është përpilimi i akteve nënligjore të këtij ligji brenda periudhës 6 mujore të përcaktuar nga ligjvënësi shqiptar.

Fare qetësisht kreu i diplomacisë shqiptare përcolli nga paneli i takimit edhe disa ndërhyrje me tone të larta që tentonin tensionim dhe ilaritet në takimin e Dervicianit nga element të veçantë, të cilët nuk kursyen as sharjet dhe etiketimet për Kryeministrin Rama dhe që dialogun e nisur në sallën plot e konsideruan si një takim elektoral me militant socialist. “Për në shqiptarët është fat i madh që eksperiencën historike të demokracisë greke në lashtësi e këmi kaq pranë. Në këtë sallë me dyer të hapura gjënden sot edhe dy fëmijët e mi, madnej ime bijë mban emrin e Herës, një përëndeshe të lashtësisë greke.

Parrullat në hyrje të kësaj sale dhe vetë shpalosja e hapur e debatit dhe mendimeve, pavarësisht nga dakortësia apo kundërtia, janë dëshmia më e mirë e sjelljes demokratike dhe e respektimit reciprok”, u shpreh Bushati para auditorit me banorë nga të tri njësitë administrative të bashkisë së re të Dropullit, një nga 61 bashkitë e themeluara me konsensus politik gjatë miratimit të ndarjes së re administrative dhe tërritoriale.

Teksa ka folur për mardhënie të mira me shtetin fqinj të Greqisë, Bushati është shprehur se tashmë janë identifikuar problemet dhe po punohet nga të dyja palët për zgjidhje. Dhe këtij qëllimi do ti shërbejë edhe takimi i afërt me homologun grek Nikos Kotzias. Me homologun grek Kotzias, nënvizoi Bushati, kemi qënë dhe jemi në kontakte të vazhdueshëm dhe në një dialog të pandërprerë. Sa i përket pretendimeve që lidhen me shembjen e disa ndërtesave në Himarë, Bushati theksoi se: jo vetëm që do të ketë kompensim në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, por problem lidhet mbi të gjitha me projektin e rilindjes urbane, me rigjallërimin, me kthimin në identitet të të gjithë zonës së bregut të Shqipërisë, për ta bërë këtë zonë shumë atraktive për banorët autoktonë dhe turistët. Qeveria shqiptare po investon më fort në atë zonë, po rinovon shtëpi, rrugë, sokaqe, me taksat e të gjithë shqiptarëve.

Të njëjtin qetësi dhe sjellje diplomatike përcolliu në këtë ditë të ngjeshur me shumë incidente dhe provokime kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati edhe përsa i takon problemit të bllokimit të lëvizjes në kufi nga pala greke, ndërkohë që ishte paralajmëruar vizita edhe takimi me emigrantët shqiptar që jetojnë e punojnë në Janinë. Qysh në Dervician Bushati deklaroi para gazetrëve dhe banorëve minoritarë grekë se ishte i bindur se bllokimi ishte një çështje teknike dhe jo një veprim i qëllimshëm. Të njëjtën gjë deklaroi edhe përpara dhjetra qytetarëve shqiptarë të irituar nga pritja e gjatë kur ai mbriti në pikën e kalimit kufitar në Kakavije. Kemi të bëjmë me çështje të paparashikuara teknike, prandaj kërkoj mirëkuptimin dhe durimin tuaj deri në eleminimin e defektit nga paja greke, u tha kalimtarëve në radhët e pritjes.

Sipas logjikës që vetë Bushati e përsëriti në takimet në Gjirokastër e Dropull që “demokracia dhe diplomacia është kompromis”, situate kritike u çtensionua shpejt pas një komunikimi të vazhdueshëm, jo vetëm me palën greke në kufi, por edhe me autoritetet më të larta në qeveritare në Athinë. “Jemi në dijeni për bllokimin, kemi komunikuar gjatë 24 orëve me palën greke e cila na bëri të ditur për një defekt teknik. Duhet ti kuptojmë dhe të tregohemi të duruar, nuk besoj se situata është e qëllimshme”, deklaroi Bushati në Kakavije.

Kësisoj, situata kaotike që kishte nisur prej orës 00.00 të një nate më parë pas mbërritjes së ministrit Bushati në Kakavije rreth mesditës u stabilizua dhe qarkullimi ka rinisur normalisht. Komuniki i hapur I kreut të diplomacisë shqiptare me homologut grek Nikos Kotzias dha rezultat. Për zgjidhjen e situates pala greke ra dakord që deri në momentin e rifutjes në punë të sistemit komjuterik të rinisë lëvizja me skanimin e pasaportave të shtetasve shqiptarë.

Qytetarët e dy vendeve fqinje meritojnë që përfaqësuesit e tyre të komunikojnë dhe të flasin hapur për çështjet e mbartura, ato të aktualitetit dhe të perspektives. Provokimet, kushtëzimet apo bllokimet, e njëanshme apo reciproke sigurisht që nuk i shërbejnë qytetarëve dhe marrëdhënieve midis dy fqinjëve. Kësisoj me diplomaci dhe kurajo, kreu i diplomacisë shqiptare kapërceu këtë fundjavë disa provokime dhe incidente të panevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Dortmund-Bayern, vjen ky gol i jashtëzakonshëm
Previous article ZBULIMI/ Ja plani i Rusisë për ta "pushtuar" jo ushtarakisht Kosovën

Klea.XH

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT