• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ditmir Bushati: Shqipëria e pret pranimin në BE, në dhjetë vitet e ardhshme
Home
Shqipëri

Ditmir Bushati: Shqipëria e pret pranimin në BE, në dhjetë vitet e ardhshme

24 February, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Unë mendoj se është realiste që Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohen me BE-në brenda një 10 vjeçari, “tha Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë të Reuters të botuar të mërkurën. Ai paralajmëroi në të njëjtën kohë se në BE, diskutohet gjithnje vetëm kostoja e Zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit.”

Në sfond qëndrojne rezervat e disa shteteve të BE-se kundër pranimit të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Por ne po flasim këtu për një rajon që është gjeografikisht qartësisht pjesë e Evropës “, tha Bushati.

Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE -se i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma.  Bisedimet janë hapur tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas informacioneve të Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimt të çeljes së bisedimeve të pranimit.

Perspektivat e pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksohen edhe në Marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU, CSU dhe SPD.

Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka patur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE. “Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu”, pranoi Bushati. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qënit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri.

Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. “Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi,” tha Ministri i Jashtëm shqiptar. Këto investime janë gjithashtu të mirëpritura. “e rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit,” thekson Bushati.

Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon. Gjermania ka iniciuar të ashtuquajturin proces të Berlinit për rajonin, i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta . “Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete,” tha ai. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. “Kjo do t’i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE”.

Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë. Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish -republikave jugosllave.

Edhe Ministri i Jashtëm federal Sigmar Gabriel sapo ka theksuar se Serbia mund të bëhet anëtare e BE -së, vetëm nëse njeh pavarësinë e ish-provincës së Kosovës.

* Andreas Rinke/ Berlin (Reuters) – Qeveria shqiptare e pret hyrjen në BE në dhjetë vitet e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfundon përplasja ndërmjet reperëve: Kush e solli paqen në këtë mes? (FOTO)
Previous article Përdhunoi shqiptaren, zbulohen motivet e dënimit të Robinhos

Redaktor2

Postime të ngjashme

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“MË PËLQEN SHUMË BLUZA QË KE VESHUR”/ Neomalsorja zbulon për herë të parë si nisi krisja me Ramën Politikë

“MË PËLQEN SHUMË BLUZA QË KE VESHUR”/ Neomalsorja zbulon për herë të parë si nisi krisja me Ramën

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin... Politikë

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT