Katër persona kanë vdekur gjatë një feste ditëlindjeje në Taft të Teksasit.
Kjo ngjarje e hidhur ka ndodhur pasi shpërtheu një grindje midis familjeve që morën pjesë në ditëlindjen e fëmijës 1 vjeç.
Kjo grindje u përshkallëzua më pas në një konflikt me armë, që çoi konkretisht në vdekjen e Juan Espinoza Sr, 62 vjeç dhe nipërve të tij Juan Sandoval III, 20 vjeç, Jeremy Sandoval, 22 vjeç dhe 25-vjeçarit Nicky Sandoval.
Raportohet se nga ky konflikt është plagosur edhe një i pestë, i cili momentalisht ndodhet në një spital në Corpus Christi.
Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.


