Sot, gjykata vendosi që stomatologia Olesia Duka do të vijojë të qëndrojë në burg. Mësohet se gjykata ka vendosur të lejë sërish në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 38-vjeçaren, e cila akuzohet për mashtrim.
Gjykata e Apelit në Durrës nuk pranoi kërkesat e avokatit të Olesia Dukës, Arben Llangozi. Ndërkohë seanca e radhës është caktuar më 21 mars. Sakaq, avokati tha se klientja e tij duhet te dale dhe se kerkon pafajesi. “Kërkojmë pafajësi. Olesia Duka nuk ka kryer mashtrime”, tha avokati.
Kronologjia e ngjarjeve:
Olesia Duka, 38 vjeç, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit i ka marrë 11 biznesmeneve dhe disa qytetarëve të tjera shumën e afro 2 milionë euro.
Çfarë ndodhi: Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.
Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.
Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.
Çfarë iu gjet: Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis, që ajo më vonë tha se e kishte për perdorim vetjak.
Skema mashtrimit:
38-vjeçarja krijonte marrëdhënie të afërta me biznesmenët dhe më pas u kërkonte atyre që të këmbente lekët në euro.
Pikërisht duke bërë këmbimin e parave nga lek në euro, Olesia Duka ka mashtruar biznesmenët pasi u jepte më pak lek, në krahasim me eurot që u jepnin ata. Mes personave të mashtruar është edhe Idlir Hoxha, i cili kishte një agjenci udhëtimi si dhe një pikë për këmbimin e parave në Durrës dhe i kishte dhënë 38-vjeçares rreth 900 mijë euro.
Pavarësisht se i mashtronte Olesia Duka u thoshte biznesmenëve se do t’jua kthente pas paratë pasi xhironte shuma të mëdhas në 8 klinikat e saj. Prokuroria thotë se biznesmenët mashtroheshin pasi 38-vjeçarja u tregonte disa reklamime në media që ai kishte bërë, por edhe fushata bamirësie ku ajo kishte marrë pjesë.
Në 28 shkurt: “Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë siç thuhet lart e poshtë. Nuk e kam mashtruar Idlir Hoxhën dhe vëllezërit e tij. Unë i njoh, por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Me shtetasin Idlir Hoxha, me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi. Në qershor, vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. Erdhi më takoi në Tiranë dhe më tha hajde pimë një kafe. Detyrimet, duke llogaritur interesat dhe vonesat kishin shkuar në një shumë prej rreth 843 mijë euro. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan t’u ktheja lekët. Ajo që dua të them është se ky nuk është mashtrim. Gjithë paratë që kam marrë, i kam marrë me kontratë nga noteri. Pse u quaka mashtrim ky?! Kërcënimi që më bënë dy vëllezërit, më detyroi që të merrja borxhe te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer. Kam njohje dhe marrëdhënie pune vetëm me një pjesë të këtyre personave që më cituat. Të tjerët nuk i njoh dhe s’kam lidhje me ta”, deklaroi e përlotur stomatologia duke kërkuar të hetohet në gjendje të lirë dhe të ndihmojë grupin hetimor për të zbardhur të gjithë skemën, të cilën ajo e cilëson si skenar për t’i prishur reputacionin. (DESHMIA)
5 Mars, dalin mesazhet ku biznesmenët i luten për paratë e tyre:
Avokati dhe deklaratat e tij: 1.Sipas tij, “klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri dhe në fillim është ofruar se ka pasur nevojë për vlera financiare…ka qenë një konvertim i përditshëm i vlerave monetare, jo thjesht marrje borxhi, lekët kanë kaluar nga shoqëria ama te shoqëria që ka Olesia, dhe i merrnin në lekë, pra s’ishte më marrëhënie biznesi, klientja ime është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur. Olesia në bankë ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama.
2. “11 bizneset që kanë kallëzuar Olesia Dukën janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave. Masa është shumë ekstreme dhe klientja ime s’ka asnjë rrezikshmëri. Do kërkojmë që të përjashtohet edhe gjyqtarja, pasi është e njëanshme. Gjendja e klientes time është e rënduar ndërsa familjarët e saj janë në spital.”, tha avokati i Olesia Dukës.
3. Llangozi ka lajmëruar publikimin e videove të reja (5 mars), ku përfshihen në korrupsion dhe gjykatat. Më tej ai shkruan se atij mund ti heqin dhe licencën, por ai do flas sërish dhe do ngre zërin për korrupsionin që po bëhet.
4. 8 mars: Mbani frymen: Sonte del përgjimi i parë qe prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunojë me prokurorin për të mos shkuar gjerat më thellë. Kujt i intereson ky bashkëpunim, prokurorit apo Olesias?
Të gjitha këto, kanë mbetur deri me sot deklarata.
Si të mos mjaftonin të gjitha këto, diten e djeshme nëna e re e një vajze të vogël 2-vjeçare, të sëmurë, rendoi akoma akuzat ndaj Olesia Dukës.
Nëna e 2-vjeçares, tregon se si Olesia Duka pa iu dridhur qerpiku, i ka marrë asaj pothuajse të gjitha paratë e saj, konkretisht 30 mijë euro të kursyera për sëmundjen e vajzës së vogël e cila vuan nga fibroza cistike.
Pëveçse i mashtroi, “SEKSI” Olesia e mbante me shpresë Fjorzën, dita ditës se do ti ndihmonte.
Nuk është thjesht ligjore, ka kaluar në moral dhe imoraliteti ka pak moral brenda vetes, ajo është totalisht e pamoralshme.-shprehet Fjorza.
Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.
AlpeNews.al