• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITË E TRISHTË PËR PUTIN/ Vritet gazetarja e tij e preferuar
Home
Nderkombetare

DITË E TRISHTË PËR PUTIN/ Vritet gazetarja e tij e preferuar

28 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërron jetë reporterja televizive ruse, Anna Prokofieva (35 vjeç). Gazetarja e preferuar i Putinit shkeli një minë tokësore në zonën e luftës pranë kufirit me Ukrainën.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë kameramani i saj Dmitri Volkov.

Gazetarja 35-vjeçare e luftës, Prokofieva, ka punuar, ndër të tjera, për kanalin propagandistik të Putinit “Russia Today”.

Që nga viti 2023, ajo ka punuar si korrespondente ushtarake për stacionin televiziv shtetëror Kanal 1, duke raportuar kryesisht nga zona e luftës në Ukrainë.

Kanali rus pretendoi se mina tokësore ishte vendosur nga ushtria ukrainase, duke shtuar në një deklaratë në faqen e saj se Prokofieva “vdiq gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale”. Rajoni është gjithashtu subjekt i sulmeve të shpeshta me dron dhe artileri nga forcat ukrainase.

Gazetarja e propagandës postonte shpesh fotot e saj me uniformë ushtarake apo veshje kazuale, duke pozuar pranë ushtarëve apo pajisjeve ushtarake. Veshjet e tyre shpesh shfaqnin një shkronjë të madhe “Z”, e cila është bërë një simbol në mesin e mbështetësve të Vladimir Putinit gjatë pushtimit vrastar të Ukrainës.

Si një mbështetëse fanatike e luftës, ajo shprehte vazhdimisht përkushtimin e saj ndaj kauzës në rrjetet sociale, duke u shkruar ndër të tjera ndjekësve të saj në Instagram: “Sot dua të them: Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë pranë djemve tanë. Mund të ofendoni, urreni, çmendeni, mallkoni. Nuk më intereson!!!” (BILD)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI I RËNDËSISHËM PËR VIZAT/ Ambasada Amerikane: Nuk do të lejohen të hyjnë ata që…
Previous article POLICIA GJOBA SHOFERËVE PROBLEMATIKË/ Apelon për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT